Vendimi i ri i qeverisë Meloni: Kampi i Gjadrit do të përdoret tani për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit! Mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj

ROME - Qeveria italiane miratoi sot një dekret me të cilin ndryshon përdorimin e kampeve për emigrantët të ndërtuara në Shqipëri. Në qendrat në Shqipëri do të dërgohen edhe persona të ndaluar në Itali për t’u riatdhesuar dhe jo vetëm kërkuesit e azilit nga vende të sigurta që nuk kanë prekur kurrë territorin europian. Këshilli i Ministrave ka identifikuar këtë zgjidhje për të përdorur strukturat që kanë mbetur ende bosh pas përpjekjeve të përsëritura të qeverisë për të zhvendosur atje emigrantët e parregullt dhe pas ndalimit të gjykatave që janë thirrur në legjislacionin ndërkombëtar dhe kanë ngritur konflikte para gjykatës europiane.

Kjo «zhvillim», shpjegojnë burime nga Pallati Chigi, është ndarë «në mënyrë joformale me Komisionin Europian». Pa, sqarojnë megjithatë, «dërguar atyre tekstin e dekretit». Një tekst që kufizohet vetëm në këtë aspekt dhe nuk përmban norma të tjera mbi emigracionin, sipas një «udhëzimi të qartë nga Presidenca e Republikës». Nga Pallati Chigi specifikohet se «në kundërshtim me atë që është thënë në media, marrëveshja me Shqipërinë nuk e ndalon këtë ndryshim». Sepse, theksohet, «thuhet shprehimisht se në qendrat në fjalë mund të dërgohen emigrantë që duhet të riatdhesohen».

Dekreti ndryshon ligjin e ratifikimit të marrëveshjes, por theksohet se «kjo nuk bie ndesh me nenin 72 të Kushtetutës, që ndalon vetëm dekretet ligjore për autorizimin e ratifikimit, por jo për normat e përshtatjes së rendit juridik italian të përfshira në ligjin e ratifikimit. Për këtë ka disa precedentë».

Nuk është ende e qartë nëse ky ndryshim nga ana e qeverisë italiane bie apo jo ndesh me marrëveshjen dypalëshe të firmosur me Shqipërinë, e cila parashikon që në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit të qëndrojnë përkohësisht vetëm emigrantë në pritje të azilit politik, dhe jo emigrantë që tashmë janë në pritje të dëbimit.

Dekreti italiane është i nevojshëm për të modifikuar ligjin e miratimit të protokollit Itali-Shqipëri, për të cilin qeveria italiane nuk e sheh të nevojshme një rishikim.  Sipas ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, bëhet fjalë vetëm për "riaktivizimin e një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit". Ai shtoi se, brenda pak javësh apo muajsh, pritet një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që qeveria italiane beson se do të jetë në jetë në përputhje me qëndrimin e saj.

Pra, qeveria italiane nuk po ndryshon destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t'iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara të kufirit. Tani, emigrantët e ndaluar në Gjader mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Megjithatë, pa marrëveshje të reja me qeverinë shqiptare, kthimi i tyre duhet të ndodhë sërish nga territori Italian, shkruan ‘La Repubblica”

Kjo do të thotë se emigrantët e paligjshëm të ndaluar në CPR e Ponte Galeria ( qendra e ndalimit të emigrantëve pranë Romës ) do të transferohen në Shqipëri në pritje të dëbimit, por më pas duhet të kthehen në Itali për kthimin e tyre përfundimtar. 

Duke marrë parasysh se mesatarisht vetëm 50% e emigrantëve të ndaluar në qendrat e pritjes arrijnë të kthehen realisht në vendet e tyre, pritet një rritje e kostove për shkak të transportit të vazhdueshëm midis Italisë dhe Shqipërisë, pasi çdo emigrant i ndaluar duhet të shoqërohet nga dy policë.

Përveç këtyre sfidave praktike dhe financiare, operacioni ngre edhe dyshime ligjore. Rregullorja e re evropiane do të parashikojë qendra pritjeje në vende të treta, por jo më herët se viti 2027. Për momentin, nuk ekziston asnjë bazë ligjore që lejon transferimin e emigrantëve në një vend që nuk është as ai i origjinës dhe as vend tranziti dhe "La Repubblica"  shkruan se për këtë po shfrytëzohet një boshllëk ligjor si në Kodin Italian të Emigracionit ashtu edhe në direktivën aktuale të BE për kthimet.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 28/03/2025 14:23

    shalqini i 2018 ka dal i bardh i pa pjekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

'Rruga Ndroq-Pleka'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik

'Rruga Ndroq-Pleka'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik