Kampi u mor nën kontroll nga ISIS/ Lajm i mirë për fatin e Alvinit: E ka nën kujdes 'Save the Children'

Kampi u mor nën kontroll nga ISIS/ Lajm i mirë për fatin e Alvinit: E ka nën kujdes 'Save the Children'

Alvin Berisha me babanë Afrimin dhe pamje nga kampi Al-Hawl

11-vjeçari, Alvin Berisha është marrë nën kujdesin e organizatës botërore 'Save the Children'. Lajmin e mirë e ka dhënë gazetari Taulant Kopliku, i cili shkruan se vogëlushi i cili u mor nga nëna e tij në Siri dhe që pas vdekjes së saj mbeti në kampin famëkeq Al-Hawl, tashmë është nën kujdesin e organizatës 'Save the Children'.

Ky lajm i mirë vjen në një kohë, ku Al-Hawl u vu nën kontrollin e ISIS, pas bombardimeve gjatë ofensivës turke, por që më pas iu rikthye normalitetit.

“Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e Save The Children ne kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira. AlvinNeShtepi”, shkruan Kopliku”, ka shkruar ai.

Fondi Save the Children, u krijua në Mbretërinë e Bashkuar në 1919 për të përmirësuar jetën e fëmijëve përmes arsimit më të mirë, kujdesit shëndetësor dhe mundësive ekonomike, si dhe duke siguruar ndihmë emergjente për fatkeqësitë natyrore, luftën, dhe konflikte të tjera.

Ndërkohë për kthimin e Alvinit pranë babait të tij që jeton në Itali është angazhuar edhe qeveria shqiptare, ku vetë kryeministri Rama i ka premtuar babait Afrim Berisha se do të bëhet gjithçka që Alvvini të kthehet sa më parë.



Statusi i shkruar nga gazetari

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja