-
Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, fëmijët pyetën ku do të shkojnë! Ministri i Brendshëm: Nuk është operacioni i fundit
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar që kanë shpëtuar nga kampet e ferrit në Siri dhe janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. 3 gra dhe 10 fëmijë rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar deri tani.
28 Maj 2022, 09:00 -
Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ferrit të ISIS në Siri! 4 gra dhe 9 fëmijë i dorëzohen Antiterrorit shqiptar, mes tyre edhe familja e Genci Ballës! Eva Dumani mungon sërish
9 fëmijë dhe 4 gra që vuanin prej vitesh në kampin e ferrit ‘Al-Hol’ në Siri tashmë janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. Misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve atje, kryesisht gra dhe fëmijë është përfunduar me sukses dhe tashmë pritet që shumë shpejt 13 të shpëtuarit të vijnë në Atdhe bashkë me kreun e Anti terrorit të Shqipërisë, Alban Dautaj.
27 Maj 2022, 14:00 -
Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë! Rama: Operacion i rrezikshëm, do ketë një tjetër! 2 persona s'erdhën, janë pengje
Shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Këtë të diel 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri kanë shkelur në atdhe
1 Gusht 2021, 08:10 -
Operacioni për lirimin e fëmijëve nga kampet në Siri, Lleshaj jep medalje trimërie për 2 oficerët e antiterrorit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë dy oficerët e Antiterrorit, Drejtorin Gledis Nano dhe oficerin Indrit Doda, për kontributin në shpëtimin e jetës së disa fëmijëve që u evakuuan nga kampet në Siri. Në Ministrinë e Brendshme u organizua një ceremoni për dorëzimin e Medaljeve, ku morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
14 Dhjetor 2020, 14:48 -
Pikë kyçe për riatdhesimin, konsulli ynë në Liban takon Baba Mondin, Ghorayeb për Report Tv: I premtova se do të nxjerrim të gjithë shqiptarët nga kampet e Sirisë
Konsulli ynë i nderit në Liban, një pikë e fortë mbështetëse në misionet e riatdhesimit ka konfirmuar për Report Tv takimin me Baba Mondin ku thotë se i ka premtuar atij se do të punojë për të nxjerrë nga kampi i ISIS të gjithë shqiptarët.
17 Nëntor 2020, 16:01 -
FOTOLAJM/Meta pret në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën me të atin! 12-vjeçari reflekton shëndet e lumturi
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë ditën e sotme dy foto nga një takim që ai i cilëson si miq të veçantë, me 12-vjeçarin Alvin Berisha dhe babanë e tij, Afrimin.
21 Korrik 2020, 15:44 -
Alvin Berisha, djali që i shpëtoi 'ferrit' në Siri, vjen në Durrës dhe nuk njihet më
Foto e fundit të publikuara nga i ati, Afrim Berisha, tregojnë se Alvini ka ardhur në Durrës dhe shfaqet në një gjendje mjaft të mirë dhe thuajse nuk njihet nga Alvini i muajit nëntor 2019, ku u arrit të nxirrej nga kampi në Siri.
30 Qershor 2020, 08:01 -
Babai i Alvin Berishës: Falë Zotit isha në Itali, ndryshe djali im nuk do kishte shpëtuar! Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër
Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës gjatë një lidhje telefonike në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv ka deklaruar se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar djalin e tij nga kampi Al Hol.
16 Janar 2020, 22:05 -
Hoxha i Mëzezit në burg për terrorizëm çoi në Siri 9 anëtarë të familjes vlonjate Korvafaj! Të afërmit: Vëllai i imamit i mori 4 apartamente (VIDEO)
Në fshatin Kuç të Vlorës, 9 anëtarë të familjes Korvafaj, mes të cilëve edhe tre fëmijë prej 7 vitesh kanë ikur për në Siri. Hasan Korvafaj dhe djali i madh i tij Erjon Korvafaj dyshohet se kanë ndërruar jetë në Siri, ndërsa fëmijët qëndrojnë brenda kampit-ferr të Al Hawl, nga ku u shpëtua Alvin Berisha.
15 Janar 2020, 19:26 -
'Shpëtimi i Alvinit'/ Babai u rrëmbye nga ISIS: I dhashë 500 € luftëtarit shqiptar dhe shpëtova... LETRA e të birit që zbuloi vendndodhjen
Në një intervistë për gjigantin Euronews, Afrimi, babai i Alvinit, ka zbuluar se pasi vendosi që të shkonte vetë personalisht në Siri, ai është rrëmbyer nga ISIS, por ka shpëtuar pasi i ka dhënë 500 euro një luftëtari shqiptar.
6 Janar 2020, 20:30 -
U angazhua për lirimin e Alvin Berishës nga Siria, Lleshaj i akordon medaljen e 'Mirënjohjes publike' Konsullit të Shqipërisë në Liban
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka akorduar medaljen “Mirënjohje publike”, Marc I. Ghorayeb, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Liban, për kontributin në sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të Alvin Berishës.
28 Dhjetor 2019, 10:03 -
Alvin Berisha dhe babai i tij i gëzohen bashkimit, vogëlushi bëhet edhe me Instagram (FOTO)
Afrim Berisha, babi i Alvinit, ka vendosur që t’i hapë Instagram, ku ka publikuar disa foto të vogëlushit, për të cilin luftoi deri në fund, me forcën e një babai për ta pasur pranë vetes.
20 Nëntor 2019, 09:28 -
Meta: Sfidë kampet në Siri, Alvini u shpëtua por ka të tjerë fëmijë e gra! SHBA: Politika të dialogojë (VIDEO)
Në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument paqeje”, Presidenti Ilir Meta u shpreh se duhet luftuar më shumë varfëria, pasi është burim i terrorizmit. Ai ka falenderuar të gjithë krerët e besimeve fetare duke thënë se ata kanë qëndruar bashkë për integrimin e Shqipërisë në BE.
18 Nëntor 2019, 09:41 -
EKSKLUZIVE/ Fatima 10 muajshe e vetme me 2 vëllezërit! Historitë e trishta dhe EMRAT e 51 fëmijëve shqiptarë brenda kampit në Siri
Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht emrat e shqiptarëve që ndodhen brenda kampit Al Haëal në Siri, të gjithë gra e fëmijë, të mbetur të vetëm pasi prindërit u janë vrarë gjatë bombardimeve. Brenda kampit edhe familja e Almir Dacit, imamit të vetëshpallur në Leshnicë të Pogradecit, tashmë i vrarë pasi ju bashkua ISIS. Në mesin e historive të trishta, edhe ajo e familjes Mulolli nga Prishtina ku burrë e grua me 4 fëmijë, provuan për herë të parë ndjesinë e të qenit gjyshër, pasi vajza e tyre e madhe lindi në kamp. 4 gra të vrara, njëra bashkë me tre fëmijët e saj. Emrat e fëmijëve pa nënë e pa baba, njëra vetëm 10 muajshe.
14 Nëntor 2019, 14:20 -
Mirëserdhe në shtëpi! Ndjesitë dhe rrugëtimi i Alvinit pas ikjes nga kampi ferr. Historia e kthyer në lot gëzimi
Rrugëtimin e tij jashtë kampit burg, e ka përshkruar emisioni italian investigues "Le Iene", i pari që bëri publik historinë e trishtë të Alvinit të rrëmbyer nga nëna e tij në vitin 2014 që e çoi nga Italia në Siri, pasi u kthye në radikale islame. Tashmë misioni i "Le Iene", u përmbush. Gazetari ka ndjekur rrugëtimin e Alvinit pasi është nxjerrë nga kampi burg nën pushtetin kurd, derisa ka mbërritur në Itali ku jetojnë prej vitesh babai dhe motrat e tij.
10 Nëntor 2019, 23:00 -
'Babi a më çon të gjyshi...', realizohet takimi i shumëpritur i Alvinit, momenti prekës kur i hidhet në krahë gjyshit (VD)
Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t'iu bashkuar luftëtarëve të ISIS
9 Nëntor 2019, 08:59 -
Shpëtimi i Alvinit, Lleshaj: Rast i trishtuar, terrorizmi s'ka vend në shoqërinë tonë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Roma ku ishte i pranishëm në momentin që Alvini iu dorëzua familjarëve u shpreh se rasti i 11-vjeçarit është një mesazh që terrorizmi dhe dhuna nuk duhet të ketë hapësirë në shoqërinë tonë."Ka pasur një dimension t&eum
8 Nëntor 2019, 10:01 -
Merr fund vuajtja e vogëlushit/ Alvini arrin në Itali, përqafim mes lotësh dhe emocionesh me babanë e motrat (VIDEO-Momenti i takimit)
Lot gëzimi në familjen Berisha, Alvini bashkohet me babanë dhe dy motrat në Itali. 11-vjeçari mbërriti nga Bejruti mëngjesin e sotëm në aeroportin e Romës, ku u prit nga babai dhe motrat. Tani sfidë për Shqipërinë mbetet kthimi i fëmijëve të tjerë që gjenden në kamp.
8 Nëntor 2019, 07:47