Kampingjet në plazhin e vjetër të Vlorës, turistët: Mrekulli e natyrës, por mungon pastërtia

VLORË- Vlora vijon te mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistet e huaj. Te vendosur ne zonen e plazhit te vjetër dhjetëra turiste kanë mbërritur me kampera përmes kufijve tokësorë.

Ata vlerësojnë bukuritë e natyrës, por shprehin shqetësim për mungesën e pastërtisë në zonën bregdetare.

“Unë vij nga hanoveri, Gjermania. Është hera e parë që jam këtu dhe gjithçka është e mrekullueshme, por problem mbetet pastërtia. Duket më shumë vëmendje në këtë aspekt”.

“Kemi udhëtuar nga Greqia për të mbërritur në Vlorë. Është vend i mrekullueshem, na pëlqen gjithçka këtu, por veç Vlorës do të vizitoj edhe vende të tjera”

“Jemi nga Belgjika dhe kemi ndërmarrë një udhëtim 6 muaj në vende të ndryshme. Në Vlore jam për herë të parë. Është vend i shkëlqyer. Shumë i bukur. Kam vendos edhe një lisharese relaksi. Do të rikthehem ndoshta edhe me miq të tjerë”.

“Vlora ka gjithçka të bukur. Mbi të gjitha njerëzit që janë të qetë dhe shumë miqësor. Vlora është një mrekulli e natyrës”.

“Jemi nga Polonia por jetojmë ne Gjermani. Kemi ardhur edhe katër vjet me pare kemi vizituar veriun e vendit, këtë vit zgjodhëm jugun, Vlorën e Sarandën. Polonia dhe Shqipëria janë vende mike. Këtu gjen gjithçka. Faleminderit Shqipëri”, thanë turistët.

Nga Gjermania, Belgjika, Polonia apo edhe Çekia turistët e huaj thanë se përpos Vlorës do udhëtojnë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 15/06/2022 01:26

    AMBIENTI NUK BEHET VETE PIS,,,JU E BENI PIS DUKE HEDHUR LETRA,,,SHISHE,,E MBETURINA USHQIMORE NE RERE E JASHTE SAJ,,,,HIDHINI MBETURINAT NE KOSH ,,,OSE MERRINI ME VETE NE QESE.....MOS U BENI KAFSHE .....TREGOHUNI TE PAKTEN TRE MUAJ TE KULTURUAR.....

    Përgjigju
  • Meri: 13/06/2022 23:11

    Kamperi eshte (ta quajme) nji shtepi me ruota.Ku i shkarkojne banjot gjithe keta Kamper ???shkoni dhe i pyesni,pyesni edhe Ministrin e ambienti dhe ate te turizmit.

    Përgjigju
  • xXx: 13/06/2022 22:21

    Epo kur flasin këta për pastërti që lahen një herë në muaj...

    Përgjigju
  • Çentrale: 13/06/2022 22:04

    Po Vlora pis është në të gjitha lagjet. Kryetari i bashkisë flë gjumë E duam turizëm elitar. Do bëjmë vetëm turizëm barbonash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë