Kampion Europe me 3 medalje ari, peshëngritësi Kofsha: Jam shumë i lumtur, dua t'ia dal edhe në Olimpiadë

Ertjan Kofsha nuk është fenomen vetëm brenda kufinjve shqiptarë. Peshëngritësi i ri dhe i talentuar fitoi 3 medalje të arta në kampionatin Europian të zhvilluar katër ditë më parë në Poloni për moshën U-17. Në ktegorinë 89 kilogramë Kofsha ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt.

“Kam arritur një rezultat fantastik kampion Europe dhe ndjehem shumë i lumtur që ia dola. Më është dashur 6 vite punë intensive për të qenë këtu,”-u shpreh Ertjan Kofsha, peshëngritës.

17-vjeçari konsiderohet nga opinioni si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare, ndërsa edhe vetë tregon se ku dëshiron të arrijë.

“Tek mua shohin kampion e ardhshëm dhe synimet janë për të qenë kampion bote dhe pse jo një medalje olimpike,”-deklaroi Ertjan Kofsha, peshëngritës.

Ertjani ka lindur në fshatin Shtërmen të Elbasanit, ashtu si shumë kampionë të tjerë të peshëngritjes si Briken Calja, Gerald Toska apo Redjan Kumja.

“Jam sportist i ekipit të Shtërmenit, vendi ku kanë dalë shumë kampione. Sekret nuk ka, por puna e palodhur e profesorit që na stërvit bën që të dalin shumë kampionë,”-tha Ertjan Kofsha, peshëngritës.

Ekipi i Shtërmenit ka si trajner Leonard Toskën, i cili stëvit edhe kampion e të tashmes dhe të ardhmes Ertjan Kofshën.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?