Briken Calja ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare 2026 që po zhvillohen në Taranto të Italisë. 36-vjeçari rezultatin më të lartë pati medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshëngritje, duke ngritur në provën e tretë 154 kilogramë. Kjo provë rezultoi edhe rekord mesdheu në kategorinë 75 kilogramë, ndërsa i dha Brikenit medaljen e artë.

Në stilin e shtytjes Briken Calja realizoi vetëm provën e dytë, duke ngritur 184 kilogramë. Kjo i mundësoi peshëngritësit të Shqipërisë vendin e tretë në këtë disiplinë dhe për rrjedhojë medaljen e bronztë.

Në total Briken Calja ngriti 338 kilogramë, 2 më pak se turku Genc Fehmi.

Ndërkohë medalje të brozntë për Shqipërinë siguroi edhe peshëngritësja Enkileda Carja në kategorinë 69 kilogramë. 18-vjeçarja u rendit e treta në stilin e shkëputjes me 100 kilogramë në provën e dytë, ndërsa në stilin e shtytjes e mbylli në vendin e 7-të me 116 kilogramë në provën e parë.

Me 3 medaljet e peshëngritjes Shqipëria shkoi në kuotën e 6 medaljeve në Lojërat Mesdhetare. Më herët, të 3 medaljet kishin ardhur nga sporti i mundjes. Medalje ari fitoi Islam Dudajev, medalje argjendi Zelimkhan Abakarov dhe medalje bronzi Ardit Zeneli.

Lojërat Mesdhetare të Tarantos kanë nisur me 21 gusht dhe përfundojnë me 3 shtator.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Peshëngritja sjell tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare, Enkileda Carja fiton të bronztën në shkëputje

Medalje të brozntë për Shqipërinë siguroi edhe peshëngritësja Enkileda Carja në kategorinë 69 kilogramë. 18-vjeçarja u rendit e treta në stilin e shkëputjes me 100 kilogramë në provën e dytë, ndërsa në stilin e shtytjes e mbylli në vendin e 7-të me 116 kilogramë në provën e parë. Medalja e Enkileda Carjes ishte e 7-ta për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto të Italisë.

Ora 14:10
Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare, Begaj: Një rekord i ri që na bën krenarë

Foto: Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar peshëngritësin Briken Calja për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Calja shkëlqeu në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke thyer edhe katër rekorde mesdhetare.

Kreu i Shtetit e cilësoi rezultatin një arritje që bën krenare të gjithë Shqipërinë.

“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty!”, shkroi Presidenti Begaj.