Kampion nga divani? Në Napoli merren masat për festën! Sonte natë vendimtare për Championsin, në fushë Milan dhe Interi

Këto janë orët e fundit para se Napoli të shpallet zyrtarisht kampion i Seria A. Skuadra e Spaletti-t që këtë sezon ka mrekulluar Italinë dhe jo vetëm, mund të festojë sonte titullin e tretë në histori në rast se Lazio nuk fiton në ‘Olimpico’ kundër Sassuolo-s. Në gjuhën sportive do të ishte një titull nga divani për Napolin, por edhe nëse kjo nuk ndodh atëherë me shumë mundësi mund të shtyhet vetëm me 24 orë, pasi të enjten të kaltërve do t’u mjaftonte një pikë në transfertën e Udinese-s për tu shpallur kampion.

Deri më tani janë konfirmuar se 11 mijë tifozë të Napolit do të udhëtojnë në transfertën e së enjtes kundër Udinese-s. Vetëm 1300 do jenë në sektorin e miqve, ndërsa pjesa tjetër do blejnë bileta në sektorët e tjerë të stadiumit ‘Dacia Arena’. Megjithatë në Napoli që sonte janë marrë masat për të festuar. Nga ora 21:00, me urdhër të kryebashkiakut dhe prefektit autoritetet do jenë në gadishmëri për festën e trofeut të shumëpritur. Në shumë zona të qytetit nuk do lejohet lëvizja e makinave, ndërsa në dispozicion do jenë 40 autoambulanca. Gjithashtu spitalet janë në gadishmëri, që gjithçka të shkojë sa më mirë.

Ndërkohë që Napoli pret titullin sonte ndërkohë do luhen ndeshje tepër interesante në Seria A për zonën e Champions League. Interi ka në program transfertën delikate kundër Verona-s ku në formacion parashikohet një rotacion, ndërsa situatë e njëjtë paraqitet edhe te Milan pavarësisht se ‘djalli’ ka një ndeshje më të lehtë në letër kundër Cremonese-s në ‘San Siro’. Po në orën 21:00 do jetë Monza-Roma, ndërsa në orën 18:00 Juventus-Lecce. Të pestë këto skuadra, duke përfshirë edhe Lazio-n që luan kundër Sassuolo-s dhe që luftojnë për t’u kualifikuar në Champions, i ndajnë 4 pikë në renditje.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve