Superliga shqiptare e futbollit fillon edicionin e ri 2024-25 pas nëntë ditësh. Të dielën e 18 gushtit luhen ndeshjet e para, me dy klube që janë ende pa një shtëpi.
Stadiumi "Air Albania" pritet të përdoret nga Kombëtarja dhe FSHF duket se nuk do lejojë klubet e kryeqytetit që të përdorin stadiumin po kriter, përveç ndeshjeve derbi.
Në të tilla kushte, Tirana dhe Dinamo do duhet të shtegtojnë larg kryeqytetit në kërkim të një shtëpie për sezonin e ri. Nëse Dinamo sezonin e shkuar luajti në "Niko Dovana" dhe më pas në "Elbasan Arena", te Tirana janë në emergjencë pasi "Selman Stërmasi" nuk është në gjendjen e duhur për shkak të gjendjes së fushës.
Elbasani, Bylis, Egnatia, Laçi, Partizani, Skënderbeu, Teuta dhe Vllaznia e kanë një "strehë mbi kokë", ndërsa Tirana dhe Dinamo do duhet të zyrtarizojnë stadiumet ku do luajnë si pritëse.