TIRANE – Kryeministri Sali Berisha uroi sot ekipin shqiptar të peshëngritjes për rezultatet e arritura në Turqi. Në një mesazh dërguar kreut Esat Ademi dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Berisha përgëzoi “të gjithë ekipin për suksesin e shkëlqyer që arritet. Rekordi europian që shënuat është arritje madhore për ju, Erkandin dhe peshngritjen e sportin shqiptar. Ju lumtë dhe gjithmonë suksese”.

Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe në peshën deri në 77 kilogramë në Antalia të Turqisë duke bërë nja garë mjaft emocionuese që mijëra shqiptarë e panë nga ekrani i vogël. Sportisti shkodran ishte një prej favoritëve ende pa filluar aktiviteti. Në momentin e medaljeve, ai u përlot nën tingujt e himnit shqiptar. Ndërkohë, peshëngritësi tjetër në garë, Hysen Pulaku, mori vendin e gjashtë.

(im/shqiptarja.com)