Kampionati Europian/ Erkand Qerimaj dominon në shkëputje, mbyll garën në vendin e tretë në Baterinë B

Kampionati Europian/ Erkand Qerimaj dominon në shkëputje, mbyll garën në vendin e tretë në Baterinë B

Erkand Qerimaj

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur po zhvillohet në Yerevan të Armenisë, event ku përfaqësohet Shqipëria. I pari që u ngjit në pedanë këtë të martë ishte shtangisti Erkand Qerimaj, që garoi në Baterinë B të peshës 73 kg, ndërkohë që në baterinë A është Briken Calja, që garon këtë mbrëmje. Në stilin e shkëputjtes Qerimaj e nis garën me 145  kg, peshë që e ngriti pa probleme.

Në provën e dytë ai realizoi me sukses edhe 150 kg, ndërsa në provën e tretë dështoi të ngrejë 152 kg. Në këtë stil, shkodrani renditet përkohësishti pari në Baterinë B. Stilin e shtytjes Qerimaj e nis me 168 kg, duke e realizuar me sukses provën e parë, por shkodrani dështoi të ngrejë 173 kg në provën e dytë dhe më pas dështoi edhe me 174 kg në provën e tretë.

Në këtë stil, Qerimaj renditet përkohësisht i katërti në Baterinë B. Me 318 kg në dygarësh, Erkand Qerimaj mbylli garën në Baterinë B në vendin e tretë. Paraqitja e mirë në stilin e shkëputjes mund ta afrojë me podiumin pas zhvillimit të garës në Baterinë B.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koloneli i ushtrise se vdekur: 19/04/2023 13:23

    sipas renditjes ne dygaresh ky zortrria erkani doli i 10ti duke mos justifikuar asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?