Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Shqipëria përfaqësohet me 7 sportistë (Agjenda)

Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Shqipëria përfaqësohet me 7 sportistë (Agjenda)

Qerimaj dhe Calja

Sofie të Bullgarisë, duke nisur nga 12 shkurti ka filluar Kampionati Evropian i Peshëngritjes. Kombëtarja shqiptare përfaqësohet me shtatë sportistë, teksa pritshmëritë janë të larta për medalje.

I pari në pedanë për tanët do jetë Briken Calja, që nesër (15 shkurt) në orën 19:00 do konkurrojë në baterinë A të peshës deri në 73 kilogramë. Sportisti i Tiranës e ka provuar suksesin pasi ka qenë ish-kampion i trefishtë në shtytje, shkëputje dhe dygarësh.

Calja kërkon pikë për të kapur normën olimpike për në Lojërat Olimpike të Paris 2024. Hapin e parë Calja e ka hedhur, duke zbritur në peshën deri në 73 kilogramë.

Më tej më 16 shkurt do të jetë radha për Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadanin në kategorinë e peshave 81 kilogramë, një peshë kjo joolimpike.

Sportistët e ekipit kuqezi dhe orari i garimit:

Briken Calja 15 shkurt 19:00 - 73 kg

Erkand Qerimaj 16 shkurt 19:00 - 81 kg

Kristi Ramadani 16 shkurt 13:00 - 81 kg Bateria B

Ertjan Kofsha 17 shkurt 16:00 - 89 kg

Ermand Tabaku 18 shkurt 10:00 - 96 kg

Albert Meta 19 shkurt 09:00 - 109 kg

Franko Ferra 19 shkurt 09:00 - 109 kg

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë