Sot do të startojë edicioni i 74 i kampionatit kombëtar të futbollit me ndeshjen Vllaznia - Skënderbeu, e cila do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" në orën 19:00 nën dritën e prozhektorëve. Ndeshja do të fillojë me shkelmimin e fundit të topit nga sulmuesi Vioresin Sinani, i cili do ti japë lamtumirën futbollit. Pretendimet e shkodranëve këtë edicion janë të qarta, duan me cdo kusht titullin kampion, pasi kanë zhvilluar një markato mjaft cilësore.

Kryetari i bashkisë Lorenc Luka ka afruar në Shkodër tarjnerin Shpëtim Duro, mbrojtësit Osmani dhe Beqiri dhe shumë futbollistë të tjerë kualitativë. Ndërsa Skënderbeu po kalon një moment tranzicioni pas largimit të stafit drejtues. Megjithatë korcarët nuk heqin dorë nga objektivi për të fituar trofeun e tretë radhazi të kampionatit. Ndeshja pritet të ndiqet nga një numër i madh spektatorësh.
Java e parë e kampionatit do të vazhdojë të shtunën me ndeshjet Kukësi - Luftëtari, Apollonia - Kastrioti, Laci - Besa dhe Tomorri - Tirana. Ndërsa java e plotë do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit Bylis - Flamurtari dhe Shkumbini - Teuta.

(d.b/shqiptarja.com)