Kampionati i 77 kombëtar nis me
barazim, Partizani ndalet nga Laçi

Kampionati i 77 kombëtar nis me<br />barazim, Partizani ndalet nga Laçi
Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të kampionatit, pasi Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Laçi kaloi i pari në avantazh, por Partizani nuk mundi ta kthente duke ngecur në barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga Partizani, që krijoi shumë raste për shënim me italianin Morini, Mazrekajn dhe Racic, por nuk u treguan të saktë para portës. Fillimisht ka qenë italiani Morini që ka dërguar topin në rrjetë për të kuqtë, por arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje, i cili ishte shumë i dyshimtë. Laçi mundohet që të kundërpërgjigjet me zbritje të shpejta me Xhejms, por mbrojtja e kuqe ishte në lartësinë e duhur.

Pjesa e parë mbyllet me dy raste të mira për Partizanin për të shënuar golin e parë. Sulmuesi serb Racic në të 39’ godet bukur me kokë pas një krosimi nga e majta, por portieri Selmani pret në kohë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, krosim nga Mazrekaj, Racic godet me kokë, por devijon në goditje këndi Selmani. Në pjesën e dytë Starova vendos që të largojë Morinin për të futur në fushë Sukajn, që do të rezultonte edhe ‘xhevahiri’ i mbrëmjes.

Me futjen në fushë të shkodranit fillon që të gjallërohet sulmi i të kuqve, teksa në minutën e 55’ merr një pasim brenda zone nga Mazrekaj dhe kontrollon fillimisht topin duke e ulur me gjoks, tenton të shtyjë përpara por Selmani ia rrëmben nga këmba.

Në momentin më të mirë që po kalonin të kuqtë shënon Laçi. Veliaj ekzekuton një goditje perfekte, portieri Hoxha tenton të zotërojë topin, por gabon duke i dhënë mundësinë Çelës që ta dërgojë në rrjetë duke shënuar golin e parë të kampionatit dhe dërguar Laçin në avantazh.

Partizani nuk pajtohet me rezultatin dhe zhvendoset në sulm në kërkim të golit të barazimit, teksa në krahë kishte edhe mijëra tifozë që kishin mbudhur shkallët e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk kalojnë shumë minuta dhe është pikërisht zëvendësuesi, Sukaj lojtari që shpëtoi Partizanin nga humbja, pasi ekzekutoi me mjeshtëri një goditje të lirë nga jashtë zone duke shënuar golin e barazimit në të 65’.


partizani laci

PARTIZANI

partizani laci

 Foto të tjera

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?