Jehona e futbollistëve kosovarë në ekipet evropiane, por edhe lufta që po zhvillon presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri për pranimin e shtetit më të ri në botë në organizatën më të madhe të futbollit, FIFA kanë shtyrë portalin ‘futbol24.com’ që të hedh sytë nga kampionati kosovar i futbollit.
Kështu këtë edicion portali i njohur i kuotimit të ndeshjeve ka publikuar rezultatet online të ndeshjeve për herë të parë. Ndeshjet e radhës në kampionatin kosovar të futbollit do të zhvillohen duke filluar nga dita e premte me ndeshjen Trepca - Ferizaj në orën 16:00. Për të vazhduar më pas me ndeshjet e së shtunës Drenica – Besa, Hajvalia - Feronikeli, Hysi - Trepca '89 , Vushtrri - Fushë Kosova dhe mbyllet me datë 15 me ndeshjen Drita – Prishtina.
Kampionati kosovar i futbollit përballet me shumë probleme duke filluar nga mungesa e infrastrukturës, problemet me statuset ligjore të klubeve dhe deri te mos njohja nga UEFA dhe FIFA, por linçimi nga në botë me logon e shtetit të Kosovës është një arritje e konsiderueshme në rrugën e gjatë që ka nisur para 6 vjetësh.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com