Ndeshja hapëse e javës së 17 mes Skënderbeut dhe Lacit i lë vendin sot 4 ndeshjeve të tjera të Superligës. Kështu Shkumbini do të presë ekipin e Flamurtarit në Peqin. Sulmuesi Memelli premton gold he fitore të ekipit të tij në këtë transfertë, ndërsa Peqini kënaqet edhe me një pikë.

Bylisi në shansin e fundit për të mos rënë në zonën e ftohtë do të presë Kukësin, që kërkon zonën e Europës. Ballshiotët kanë edhe premio në rast fitoreje. Tirana pas barazimit me Teutën, përsëri në shtëpi do të luajë me Luftëtarin që vjen I karikuar pas fitores me Vllazninë.

Erion Dushku për Tiranën shprehet se fitorja është kusht i domosdoshëm për ekipin e tij. Ndeshja e fundit për ditën e sotme do të Teuta-Besa, derbi mes këtyre dy ekipeve ka parë edhe marrëveshje, ndërsa këtë herë grinda nuk diskutohet, pasi Teutës i duhen pikët për të kapur Skënderbeun, ndërsa Besës për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.



Dylber Balla