Tirana mirëpriti Kampionatin eTaekwondo-s, Veliaj: Kemi hapur 62 palestra për komunitetin

Tirana mirëpriti Kampionatin eTaekwondo-s, Veliaj: Kemi hapur 62 palestra për komunitetin

Kryebashkiaku, Erion Veliaj në Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s në Tiranë

Në më pak se një vit nga ndërtimi i tij, Parku Olimpik në Tiranë është kthyer në qendrën më të madhe të sporteve. Ky park mikpriti gjatë fundjavës edicionin e 7-të të Kampionatit Ndërkombëtar të Taekwondo-s, ku morën pjesë rreth 1000 sportistë nga 11 vende të botës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana po kthehet në kryeqytetin e sportit të të gjithë shqiptarëve.

Më vjen mirë mirëpritëm nga mbi 1 mijë atletë nga 11 vende të botës. Fakti që Tirana po përjeton një rilindje të sportit me hapjen e 62 palestrave, shto këtu edhe suksesin e Parkut Olimpik, na bën të ndihemi shumë mirë.

 Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Kryebashkiaku u bëri apel prindërve që të ndihmojnë në masivizimin e sportit tek moshat e reja dhe largimin e fëmijëve të tyre nga jeta pasive. Ai nënvizoi se palestrat e shkollave do të shërbejnë pasditeve dhe në fundjavë si qendra komunitare për aktivitete të ndryshme.

Kemi sot jo vetëm mjedise ku mund të ushtrohen të rinjtë, por mbi të gjitha të mësojmë si fitojmë, si humbim, çfarë është fair-play, të kuptojmë që asnjë humbje nuk zgjat përgjithmonë, por asnjë fitore nuk duhet të na bëjë arrogantë. Një qytet me të rinj që merren me sport është qytet më i shëndetshëm, e mbi të gjitha një qytet i mbushur me qytetarë që respektojnë rregullat.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Po ashtu Veliaj,  siguroi se Bashkia e Tiranës do të vijojë të vijojë mbështetjen dhe fuqizimin për aktivitete të tilla. Leo Kapri organizator i “7th TOP Tirana OPEN International Taekwondo Tournament” falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme për sportin.

Tirana Open’ është aktiviteti i shtatë që zhvillojmë, një ndër aktivitetet më të mëdha në vendin tonë sa i përket sportit të taekëondo. Falenderojmë Bashkinë e Tiranës pasi na ka mbështetur vazhdimisht, këtë herë me këtë sallë të mrekullueshme, një ndër dhuratat më të mëdha që i është bërë qytetit tonë, dhe i jep këtij sporti një shans që të përmirësohet si në masivitet dhe pjesëmarrjen e sportistëve më cilësorë.

Leo Kapri

Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë për promovimin e aktivitetit sportiv në qytet, duke hapur të gjitha palestrat e shkollave, që mund të shfrytëzohen nga të rinjtë dhe komuniteti rreth shkollës.

( Kryebashkiaku, Erion Veliaj me sportistë nga 11 vende të botës, në Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës