Kampionë në mundje e militantë të PD-së dhe ish-të dënuar për tentativë vrasje/ Profili i autorëve të luftës në Kavajë (VIDEO)

Një kalimtar që sapo kishte dalë nga furra e bukës  dhe po shkonte në shtëpi mbeti i vdekur nga përplasja me armë zjarri mes 2 grupeve dje në Kavajë, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur. Protagonistët kryesorë të ngjarjes janë vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka së bashku me vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedejt nga njëri krah dhe vëllezërit Denis me Marjus Aliu nga krahu tjetër.

Ndërkohë nga vëzhgimi i Report Tv në rrjetet sociale të disa prej protagonistëve rezulton se njëri prej tyre Eraldo Hyka është mundës madje ai ka fituar edhe çmime në këtë sport. Nga ana tjetër 22 vjecari Eraldo Hyka rezulton se është mbështetës i Partisë Demokratike, teksa nuk mungojnë fotot e tij me flamurin e kësaj force politike madje e ka vendosur edhe foto profili. 

Ai aktualisht është arrestuar nga policia. Ndërkohë në profilin e vëllait të tij Elio Hyka ka më pak të dhëna ai rezulton se është student i Universitetit të Sporteve. Denis Aliu është një tjetër nga të rinjtë që u përfshi në konfliktin e armatosur dhe dyshohet se plumbat e armës tij i kanë marrë jetën Ramazan Hasaliut, i cili mbeti i vdekur sapo doli nga furra me qesen e bukës në dorë.

Denis Aliu është në kërkim, ndërsa vëllai i tij Mariusi  është arrestuar. Ardian Dedej një prej të përfshirëve në konflikt rezulton i dënuar më parë për tentative vrasje. Ndërsa i riu tjetër është Qazim Merkja, i cili ka qenë në krah të Ardian Dedejt dhe Eljo Hykës. Protagonistët e tjerë vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedej që kanë qenë në krah të vëllezërve Hyka në këtë konflikt. (Lexo këtu ngjarjen e zbardhur në Kavajë).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 06/07/2019 09:10

    Sabri I nderuar:duhet ta kemi te qarte se kudo ku kemi bashki qe drejtohen nga PD kudo ka krime,vrasje,vjedhje,terror etj.Ne te gjitha kto bashki bazohen ne ideologjin e te "fortit"Thjeshte po te kujtoj:Shkodren,Kavaj,Tropojen,Matin,Kukesin qe tani e dime mire qe B.Shehu(kryebashkiaku I Kukesit)qetani eshte qetesu pak se ka perball nje pretendent per kryebashkiak shume me inteligjent e trim se ai.Prandaj kur PD nuk eshte ne pushtet I stimulon per krim e terrorizem vetem e vetem prt te ardhe ajo e ideologjia saj ne pushtet.Shikoni pjesmarresit ne protesta,shumica puntor me dordero e jo me pak persona te inkriminum me krimin e mbeshtetes kryesor te PD

    Përgjigju
  • Sabri: 05/07/2019 13:14

    Me falni, por cfare lidhje ka se ke parti mbeshtesnin keta? A thua se PS i ka simpatizantet me deshmi te kulluar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve