5 të arrestuar për luftën në Kavajë/ Pse më sheh? Njëri nga autorët tregon si nisi sherri: Shkuam për sqarim, ata na shanë

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për përplasjen me armë zjarri mesditën e djeshme në qytetin e Kavajës, ku mbeti i vdekur një kalimtar i rastësishëm dhe u plagosën 7 të tjerë mes tyre 4 pjesëtarë të 2 grupeve, por edhe 2 persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen (njëri nuk është identifikuar ende), ndërkohë që është shpallur në kërkim Denis Aliu. Pesë të arrestuarit janë; Marjus Aliu, Ardian Dedej (i dënuar më parë) dhe Eraldo Hyka, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën pasi u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit dhe Qazim Merkaj  e Agron Kollçaku, ky i fundit për moskallëzim krimi.

Tre të plagosurit e tjerë nga ngjarja janë, Rustem Dedej, që është vëllai i Ardian Dedejt për të cilin nuk është ngritur asnjë akuzë dhe Arben Ajdini e Sali Mekja, por që nuk kanë lidhje, pasi po qëndronin në lokalin e tyre kur i kapën plumbat. Në kërkim vijon që të jetë Denis Aliu, që u përfshi në ngjarje. Ndërkohë që Elio Hyka, që është vëllai i Eraldo Hykës është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen sipas policisë.  

Pse më sheh, çfarë shikon? Kështu nisi konflikti para dy ditësh, pra mbrëmjen e së mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Ardian Dedejt me Denis Aliun jashtë ambienteve të një marketi në qendër të qytetit. Denis Aliu qëlloi me grusht Ardian Dedejn dhe shau Eraldo Hykën. Por për shkak se bashkëshortja e Dedejt dhe fëmijët kanë qenë brenda në market, sherri është mbyllur aty për aty. Vetëm një ditë më pas, një orë para se të ndodhte ngjarja, po në qendër të qytetit, Eraldo Hyka gjuan me grusht Denis Aliun.

E ndërsa pas kësaj, dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu shkojnë tek lokali i Dedejve për t'u sqaruar, por aty konfliktohen sërish me Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja, duke çuar deri në përdorimin e armëve. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e Marjus Aliut pas arrestimit. Ai është shprehur se 'shkuam për t'u sqaruar për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por ata na shanë prapë'. Në përplasen me armë mes vëllezërve Hyka dhe Dedej nga njëra anë dhe Aliu nga krahu tjetër është përfshirë edhe Qazim Merkja, që u arrestua.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve gjeti vdekjen e menjëhershme kalimtari i rastësishëm që sapo kishte dalë nga furra e bukës Ramazan Hasalliu 55 vjeç banues në Kavajë. Vijojnë hetimet për të zbardhur se nga cila armë u qitën plumbat që kapën kalimtarin e rastësishëm Ramazan Hasalliu 55-vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohen Marjus Aliu dhe Eraldo Hyka. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celularë, fishekë luftarakë si dhe një sere provash te tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik. 

Të arrestuar nga ngjarja e djeshme në Kavajë dhe akuzat
Marjus Aliu 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave", “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë" dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake";

Ardian Dedej 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë' dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Eraldo Hyka 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Qazim Merkaj 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake";

Agron Kollçaku 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Në kërkim;
Denis Aliu 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave", “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë' dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjashtë nga shtatë të plagosurit nga shkëmbimi i zjarrit;
Marjus Aliu- I arrestuar në spital
Ardian Dedej- I arrestuar në spital
Eraldo Hyka- I arrestuar në spital
Rustem Dedej-Vëllai i Ardian Dedejt
Sali Mekja-Nuk ka lidhje me ngjarjen
Arben Ajdini-Nuk ka lidhje me ngjarjen

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 06/07/2019 10:19

    Pranaj camet si don asnji

    Përgjigju
    • Lagjja fose: 06/07/2019 16:47

      Fiks

  • tori: 06/07/2019 09:32

    E mor ti i lagjes sharre,mos u mundo te ofendosh te tjeret kot sepse ndoshta ata çamet mund te jene me kavajsa se ty.

    Përgjigju
  • Albi: 06/07/2019 00:15

    kshu esht kur ke te bosh me adoleshent qe dun hashash gjith diten dhe te ofendojn e te shajn nga inoti se dikush ka lek e makina te bukra...barbona kalamoj bythe

    Përgjigju
  • Po ky: 05/07/2019 19:58

    Po ky qe pyt per Kazazet. Ca lidhje kane ato me kte ngjarje? Pse ja rras kot

    Përgjigju
  • Johani: 05/07/2019 16:32

    Quditerisht te gjithe kriminelet zbulohen si ushtar te bashes,ku pasi te kryejne krimin si rasti i Kavajes basha del para mediave dhe pjelle prova se kinse ata jane ushtar te Rames,ose kur kapen me droge ne dore si ai qeku basha i gjen lidhejt me ramen edhe pse ai dhe vellau i tij shifen ne qindra foto e video me bashesn por qe pastaj basha nuk i njef apo ai zagari qe u ba azilant politik ne zvicerr oas komandantit te droges ne shqiperi,tash do shofim qudirat e bashes se si basha do te "zbuloi" prova se edhe ai krimineli i lazaratit i denuar me burg te perjetshem eshte ushtar i Rames e poashtu edhe baba i tij kryetar i PD ne Gjirokaster,prandaj na thone shqiptar dhe si popull durojme edhe poshtersi te tilla qe krimiinel si basha me shoke krijojne parti dhe ushtrojne krimin nen mbrojtje imuniteti!!!!!

    Përgjigju
  • Maloku: 05/07/2019 16:19

    Dhe une qe kujtoja se ishin maloke nga zona ime...

    Përgjigju
  • pordha modhe gris breket e reja: 05/07/2019 15:05

    O jerz ktu nuk ka shtet se ky person ka ble para 1 muaji ne golem nje pron 800 mij € kesh dhe nje dyqan tjeter ne qender kavajes 350mij€ dhe as njeri nuk i sheh nga vin kto lek por kur ke lek thu home per nje Ramazan jap ca lek dhe e mbyll dhe dal prap i cak k njerze se kam bo dhe vrasje kshu fuksionn shqiperi pranaj leku te mbyll syt

    Përgjigju
    • Sharra: 06/07/2019 01:37

      Ca pune kan kazazet me kto?

    • Maloku: 05/07/2019 16:21

      Po kush ka interes te merret me to, leku i piste i vyen kujdo. Sidomos mizave te pushtetit (flas si ata te meparshmit si per ata te sotmit).

    • Bar Kavaja: 05/07/2019 15:38

      Paskan humb krejt Kazazët. Ku konë shku?

  • Hysen Dibra: 05/07/2019 14:12

    Me vjen keq per Ramazanin por keto plehrat mire ju behet, sepse ne burg do kalben. Burg vetem burg.

    Përgjigju
    • Hoxh Armandi: 05/07/2019 14:38

      Te gjithe me emra ali, kollcak, hysen, hasan. Pse kaq te dhunshem Turkoshqiptaret?

  • Tirana: 05/07/2019 13:05

    Ky ashte brezi i demokracis. Vetum pushkotimi kishte kry pun.

    Përgjigju
  • Eli: 05/07/2019 12:10

    Tani ne vend qe ti vrasi policia keto kriminel,na duhet dhe ti mbajm ne burg me buk neve.Shtet kot

    Përgjigju
  • Xxx: 05/07/2019 11:32

    Keto kafshet duhet te denohen me burg te perjetshem

    Përgjigju
  • Ilo: 05/07/2019 09:21

    Gomere nuk kishim vend tjeter per te lare hesapet po' ne mes te rruges duke vrare dhe plagosur te pafajshem, fare e keqe shikoni ne burg dhe ishalla ju bie sapuni ne tualet.

    Përgjigju
  • mari: 05/07/2019 09:17

    eh mor mari skeve per tu sqaru me kallash dhe sa zbrite prej makine fillove tu gjujt direkt se ke lek dhe se vret menen

    Përgjigju
    • Lagjja sharre: 06/07/2019 01:36

      Ca pune kan kazazet ktu. Nuk eshte sherr i atyre ky.

    • Lagja nr.5: 05/07/2019 15:37

      Ku jonë Kazazët? Konë ra fare.

    • Lagjja sharrë: 05/07/2019 14:31

      Prit prit se do e shofi ky. Nuk do i hyjn në punë as leket. Nuk komandojnë dot Çamt në Kavajë. Jan mësuar me leprat e tjerë kto.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës