Kampionët e Anglisë e nisin Premier League  me humbje! Manchester City - Tottenham 0-1, fitojnë Manchester United dhe Vhelsea

Skuadra kampione e Anglisë e nisi sezonin e ri të Premier League me humbje. Manchester City u mposht në trasfert në fushën e Tottenham me rezultatin 1-0. Guardiola hodhi në fushë edhe blerjen e tij më të re Grelish super të shtrenjtë plot 117 milionë euro por që nuk e ndihmoi skuadrën të merrte pikë. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Son, lojtari i Tottenham që rinovoi pak muaj më parë me një shifër rekord.

Ndërkohë që premier ligën pas një jave e kryesojnë Chelsea dhe Manchester United, që të dyja morën fitore të thella dhe janë kandidate të për trofeun në ishull ketë sezon.

Ndërkohë në Spanjë, Reali i Madridit e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin pasi marrë një fitore të thellë 4-1 ndaj Alavesh. Të dielën në mbrëmje nis liga edhe për Barcelonën këtë herë pa mesin pas 18 vitesh. Katalanasit do të luajnë me Real Sociedad. Ndërsa kampionët në fuqi të Atletico Madrid kanë fituar ndeshjen e parë me shifrat 2-1 ndaj Celta Vigos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës