‘Kampionët jemi ne’, Inter thyen zyrtarisht hegjemoninë e Juventusit! Fiton titullin e 19 në histori

‘Kampionët jemi ne’, Inter thyen zyrtarisht hegjemoninë e Juventusit! Fiton titullin e 19 në histori

Inter është shpallur sot matematikisht kampion në Seria A katër javë para fundit të kampionatit. Konfirmimi erdhi pas barazimit 1-1 të Atalanta-s kundër Sassuolo-s, ndërsa zikaltërit për llogari të javës së 34 të kampionatit mposhtën të shtunën 0-2 Crotone-n.

Ky titull për Interin e drejtuar nga Conte vjen pas 11 vitesh, hera e fundit në 2010 kur zikaltërit ishin nën menazhimin e Jose Mourinho-s. Në historinë e klubit zikaltër ky është trofeu i 19 në Seria A, vetëm Juventus ka më shumë se ata, 36.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Interi pasi u shpallën kampion. Në rrjetet sociale zikaltërit kanë shkruar: “Jemi ne, jemi ne kampionët e Italisë.”

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës