Kampioni botëror në mundje
padit ministrinë e Sportit

Kampioni botëror në mundje<br />padit ministrinë e Sportit
TIRANE-Një i moshuar që është shpallur kampion bote për mundje, ka paditur ministrinë e Sportit, ku kërkon prej saj 10 milion lekë, si rezultat i fitimit të titullit. Zija Kuka, ka paraqitur padinë në gjykatën e Tiranës, dhe se tashmë çështja pritet ti nënshtrohet procesit gjyqësor.
Është shpallur kampion bote në mundje, dhe ka ngritur lart flamurin shqiptar, por që prej mëse dy vjetësh nuk është paguar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Zija Kuka, një mundës veteran që ka marrë pjesë disa herë në kampjonatin botëror të mundjes për veteran dhe që në 2011 është shpallur kampion bote, i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku kërkon që Ministria e Arsimit dhe Sportit ti paguajë shumën prej 10 milion lekë.

Padia e Kukës, mban numrin 18606, dhe se objekti i saj është detyrimin e palës së paditur të shpërbleje me shumën prej 10 milion lekësh, për shkak se Kuka ka zënë vendin e parë në kampionatin botëror të mundjes “Stil i lirë”. Kjo padi është e para në llojin e vet, për sa i përket kërkesave të vazhdueshme të sportistëve shqiptarë, për tu paguar nga ana e Ministrisë së Sporteve, për medaljet që ata kanë fituar në takimet sportive ndërkombëtare. Për shkak të mos dhënies së pagesave për fitoret e arritura, disa sportisti, si mundës dhe peshëngritës, kanë paralajmëruar për largim nga Shqipëria.

Padia në gjykatë
Zija Kuka, ka pritur dy vite me rradhë për të marrë lekët e cmimit të fituar si kampion bote për veteranë, por gjatë kësaj periudhe ministria e sportit në fakt nuk i ka paguar asnjë lek. Herë pas here, Kuka ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme me letër në ministri, për dhënien e pagesës prej 10 milionë, shumë kjo që rrjedh nga fitimi i titullit kampjon bote. Por në të gjitha kërkesat, ministria ka refuzuar ti jap lekët. I ndodhur në këto kushte, Zija Kuka, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi civile, ku kërkon dëmshpërblimin nga ministria, në pagesën prej 10 milion lekë të vjetra.

Shpallja kampion
Në 16 tetor 2011, Zija Kuka është shpallur kampion bote për veteranë në peshën 63 kilogramë. Pikërisht në të njëjtën datë është shpallur kampion bote dhe Veli Drizi, në peshën 85 kilogram. Në atë kohë të dy së bashku janë ngjitur në podjum të emocionuar, duke u shprehur se që të dy kanë përmbushur një ëndërr, të cilën e kanë patur në rini, por që nuk e kanë realizuar dot. Mësohet se në finale Kuka ka mundur rusin Margarian Aforfe. “Jam shumë i gëzuar për këtë medalje ari, sepse kur ishim të rinj nuk na u dha mundësia. Sot e arritëm atë që pretendonim prej vitesh. Kundërshtari më i fortë, rusi, me të cilin e fitova ndeshjen aforfe”,- ka thënë pas takimit Kuka. Sipas padisë së bërë në gjykatën e Tiranës, Kuka pretendon se në këtë turne, ka fituar medaljen e arit.

Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë