Kampioni i Botës, Ismail Keta premton të sjellë investitorët gjermanë në Rrogozhinë: Aty ku punohet ka fryte (VIDEO)

Sportistët si ai janë të rrallë në Shqipëri dhe dëshira më e madhe e tij është që të shikojë Shqipërinë të zhvillohet.  Bëhet fjalë për kampionin e botës në Kick Boks, Ismail Ketën, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, bën të ditur se tashmë, Ismail Keta do të jetë ambasadori i miqësisë për bashkinë Rrogozhinë në Gjermani.

Keta me një grup biznesmenësh ka kryer një vizitë në këtë bashki ku është takuar me kryetarin e bashkisë, Haxhi Memolla të cilit i ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që me miqësitë e tij në Gjermani të kontribuojë në fushën e kulturës së Sportit në Bashkinë e Rrogozhinës.

Keta ndër të tjera e ka cilësuar si të mrekullueshëm plazhin e Spilles që i përket bashkisë së Rrogozhinës.

Ismail Keta shpesh herë ka pranuar se një ndër dëshirat e tij ka qenë që të bëhet biznesmen ose politikan. Por jo politikan “Made in Albania”. Keta në intervistat e mëparshme është shprehur se nëse nuk do të ishte boksier do të ishte  politikan që për interesin e vendit është i palodhur, aspak tolerant ndaj padrejtësive dhe i durueshëm për të mirën e vendit tim.

Ndërsa nëse do të ishte biznesmen, do të ishte ai 'tipi' që punon për familjen, njerëzit e varfër që nuk kanë mundësi pune.


Intervista:


Gazetari: Të kemi parë të ndeshesh dhe të na japësh emocione në ring, të kemi parë duke ndihmuar fëmijë në Gjermani, sot të shohim rastësisht me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, në një takim privat por që ne të ndoqëm... Kush është qëllimi i këtij takimi në Spille?

Keta: Duke ditur se në Shqipëri gjithçka lidhet me pjesën politike, ashtu siç e thatë edhe ju me kryetarin e bashkisë, më duhet të them dy fjalë më shumë. Kam ikur nga Shqipëria i vogël minoren. Kam ardhur në Shqipëri për mall për vendlindjen. Nuk më ka interesuar ngjyra politike por vendi im flamuri. Në jetë ashtu siç më edukonte babai dhe gjyshi im, kam mësuar të vlerësoj njerëzit e djersës të thjeshtë dhe ata që duan të mbrojnë flamurin dhe ata që njohin historinë e vendit.

Gazetari: A mund të quheni ambasadori i kësaj bashkie të vogël por me ambiente dhe resurse të mrekullueshme?

Keta: Nuk e quaj dot veten ambasador pasi jam se pari shqiptar. Së dyti me Kavajën me Spillen jam shumë i lidhur sepse që gjyshërit e mij kanë mbaruar shkollat në Kavajë kam shumë histori që më lidhin me Kavajën. Dhe këtu kam njohur kryetarin, njeriun e thjeshtë, me të vërtetë kam ardhur që nga Gjermania. Shikova që është njeri i thjeshtë, njeri i punës, që vjen nga dheu nga balta dhe ka pranuar këtë profesion për të lënë gjurmë të mira për të ndihmuar njerëzit. Por edhe aspekti tim në jetë, njerëz të punës dhe ata që duan flamurin. Kam njohur edhe ish kryetarin e mëparshëm zotin Merdini edhe ai ishte këtu në Spille.  Ai po më fliste për historinë e Shqipërisë dhe më bërën përshtypje, por edhe patriotizmi dihet që shfrytëzohet e dëgjoja me skepticizëm por kur me tregoi që ka në krahë, hartën e Shqipërisë së Madhe e pashë që është patriot. Nuk e di ça ka bërë për Kavajën por për këtë pjesë e respektojë. Ai ia ka dhënë dorën kryetarit të sotëm dhe i ka thënë Suksese bëj më të mirën për vendin meriton respektin. Arsyeja që vij këtu është pikërisht kjo. Është zoti Memolla njeriu thjeshtë dhe punëtor me këmbë në tokë, Faleminderit për ftesën.

Memolla: Në Gjermani i thoshin emrin Gjon por faktikisht e ka Ismail. Me Ismailin rastësisht u njohëm në Gjermani. Me njëri tjetrin nuk na lidhte asgjë.

Gazetari: duhet një investitor në këtë zonë për thithjen e turistëve pasi ka resurse, Investitorët të huaj mund të kenë besim tek Keta...?

Memolla: Ne ishim në një takim në Bashki me zotin Keta dhe diskutuam rreth kësaj pjese.

Keta: shfrytëzoj rastin me që ju gazetarët bëni shumë pyetje ngacmoni, është detyrë dhe kënaqësia ime që vetëm jo në pjesën sportive unë të kontribuoj për më të mirën të bëj në Shqipërinë. Do të mundohemi që të bëj  më të mirën time, që bukurinë që zoti i ka falë Spillesë ta sjellë më të mirën nga jashtë shtetit Nga Gjermani. Ngelet dëshirë e imja.

Keta: Besoj shumë në një shprehje të Gjermanisë. Aty ku punohet përpiqet ka gjithmonë edhe frute. Kjo nuk do të mungojë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sootir: 06/10/2019 00:48

    Ky erdhi me rregullu hallet e rrogozhines .ik se tet kaloi dita me marr socialin ne gjermoni

    Përgjigju
  • Papi: 05/10/2019 12:44

    Po mire ce mundon bashkine e rrogozhines qe te hartoje nje plan per plazhin e spillese qe e ka izoluar me pese hotele ku dhe ata nuk e di i kane nxjerr lejet apo jo Pse nuk behet master plan ne leter qe te caktohen me pare rruget,zonat e gjelbra parkimet e kanalizimet dhe kush don te vij te ndertoje e dine se ku po nderton apo prisni qe te behet nje golem i dyte ku njeri hotel nderton halen para hotelit tjeter ndersa sa per rruge zot na ruj nga zjarri e semundja se ske ku ecen ne kembe jo te vijne automjetet e urgjences

    Përgjigju
  • Proka: 05/10/2019 11:37

    Te shikoje se pari familjen e tij,ky tipi eshte i dhene shume pas femrave, harron qe ka shkelur mbi Shqiptare per moral.Do ju mundesoje investoreve te kene femra te bukura nga Shqipria,sa per investime nga ky,harrojeni. Ju lutem postojeni kommentim tim qe ta dije mire Ismail Keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë