Kampioni i botës në peshëngritje, Kofsha për Report TV: Mund të kisha rezultate më të mira, shpërblimet më motivojnë për të ardhmen

Ertjan Kofsha dy ditë më parë në Meksikë u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes në peshëngritje për 20-vjeçarët, duke ngritur 159 kilogramë. Si më i riu në kategorinë deri 89 kilogramë, Kofsha u rendit i katërti në dygarësh, por në intervistën për ‘Report TV’ zbulon se rezultati mund të ishte më i mirë në rast se nuk do të kishte kaluar disa peripeci.

“Para 2-3 javësh pata një dëmtim poshtë ke beli dhe normalisht është rrugë shumë e gjatë deri në Meksikë, gati 20 orë. Kjo ndikon në rënien e rezultatit,”-u shpreh Ertjan Kofsha, peshëngritës.

18-vjeçari stërvitet në peshëngritje prej 8 vitesh, i frymëzuar nga Briken Calja.

“Në moshën 11-vjeçare zgjodha peshëngritjen se më pëlqente si sport. Unë vij nga fshati Gostim, ngjit me Shtërmenin (fshat me traditë të madhe në peshëngritje). Duke parë edhe sportistë si Briken Calja mu fiksua dëshira që të merrem me peshëngritje,”-tha Ertjan Kofsha, peshëngritës.

Falë suksesit të arritur në kampionatin Botëror, shteti do ta shpërblejë 18-vjeçarin me 3.4 milionë lekë.

“Me ligjin e ri të sportit na mundëson që të vazhdojmë akoma më para. Për të marrë medalje argjendi, ari, bronxi të gjitha,"-deklaroi Ertjan Kofsha, peshëngritës.

Objektivi i radhës për Ertjanin është debutimi për Europianin e të rriturve.

“Vitin tjetër do synoj të marr pjesë në kampionatin europian të të rriturve sepse jam shumë pranë rezultateve të tyre. Mjafton që të hyj në 6-she sepse jam vetëm 18 vjeç,”-tha ai.

Ertjani stërvitet nga trajneri Leonard Toska dhe më herët ka fituar edhe medalje në kampionatet europiane për të rinj.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb