Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj i bashkohet PS: Krenar të jem pjesë e ekipit fitues

Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj i bashkohet PS: Krenar të jem pjesë e ekipit fitues

Erjon Veliaj dhe Izmir Smajlaj

 “Kryebashkiaku Veliaj transformoi Tiranën por ka bërë shumë edhe për sportistët elitarë” 
Transformimi i Tiranës gjatë 5 viteve të fundit, por vecanërisht i jetës sportive, kulturë e munguar për dekada me radhë ka bërë që sportistë elitarë, krenari e kombit shqiptar të përqafojnë cdo ditë e më shumë mundësitë e shtuara që kryeqyteti po jep për zhvillimin e mëtejshëm të sportit. 

Ka qenë kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, atleti i cili ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, i cili po udhëheq fushatën në të gjithë qarkun, duke deklaruar se ndihet i lumtur që po bashkohet me ekipin fitues. 

“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smajlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit. 

Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë. 

“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë.

Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj. 
Atleti shkodran synon ta përmirësojë në të ardhmen rekordin e tij në kërcim për së gjati, për t’iu afruar rekordit botëror.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 09/11/2020 14:09

    Me ps do bashkohet dhe ardi daunxhiu dhe ujku cerikut dhe vampiri dhe gjithe uqrit e shqiperise

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/11/2020 13:41

    Ok me PD eshte Flamur Noki kampion i budallenjve

    Përgjigju
  • Hani: 09/11/2020 13:20

    Ky sportisti eshte nga Kashari apo thjesht ndodhej ne Kashar.

    Përgjigju
  • Deus: 09/11/2020 13:05

    Bravo dhe suksese ekipit fitues,me Edi Ramen po vjen era Shtet,ka akoma shume per te bere pa dyshim,por jam i bindur qe jemi ne rrugen dhe drejtimin e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite