Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj i bashkohet PS: Krenar të jem pjesë e ekipit fitues
Erion Veliaj dhe kampioni i Europës, Izmir Smajlaj
“Kryebashkiaku Veliaj transformoi Tiranën por ka bërë shumë edhe për sportistët elitarë”.
Transformimi i Tiranës gjatë 5 viteve të fundit, por vecanërisht i jetës sportive, kulturë e munguar për dekada me radhë ka bërë që sportistë elitarë, krenari e kombit shqiptar të përqafojnë cdo ditë e më shumë mundësitë e shtuara që kryeqyteti po jep për zhvillimin e mëtejshëm të sportit.
Ka qenë kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, atleti i cili ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, i cili po udhëheq fushatën në të gjithë qarkun, duke deklaruar se ndihet i lumtur që po bashkohet me ekipin fitues.
“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smajlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.
Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë.
“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.
Atleti shkodran synon ta përmirësojë në të ardhmen rekordin e tij në kërcim për së gjati, për t’iu afruar rekordit botëror.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.3%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Tirana, një qytet solidar me 8 qendra sociale për nevojtarët
29 Mars, 13:23
-
Veliaj: 110 mijë studentë u pajisën me Kartën e Studentit, gjatë 2024 u shpërndanë 175 mijë abone falas
28 Mars, 09:45
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj/ Ristani: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës, falënderoj Ramën që na qëndroi pranë
21 Mars, 15:34
-
Pas ‘ridelegimit’/ Ristani shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës: S’ka krizë, me Veliajn asnjë masë sigurie s’e zbeh besimin
21 Mars, 14:14
-
Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet
21 Mars, 12:07
-
Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!
20 Mars, 22:31
-
Ylli Pata: A mund të përçahet PS nga 'rasti Veliaj'?
20 Mars, 22:04
-
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
20 Mars, 19:01
-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars, 17:50
Mos valle PS eshte gjeja me e mire qe po shpeton njerezit? Per ata qe nuk e dine, PS eshte parti si gjitha te tjerat, qe ka edhe plot mekate dhe me e keqja eshte se nuk i pranon. Prandaj njerezit me mire te rrine larg partive se keto parti po na marrin ne qafe.
Përgjigjuhajt mer izmir, cpune ke ti prej shkodret me i dale ne krah ketij mashtrusi
Përgjigju