REP-POP/ Kampioni i ‘Formula Uno’ Michael Schumacher, një histori suksesi

“Gjithmonë ka menduar se rekorder botërore janë aty për t’u thyer”!

Michel Shumacher e ka nisur karrierën e tij, si të gjithë garuesit e sukseshëm, me karting. Ishte babai i tij, i cili në moshën 4-vjeçari i ndërtoi një makinë dhe e regjistroi në një club, në të cilin edhe fitoi çmimin e tij të parë në moshën 6-vjeçare.

Teksa rritej dhe bëhej më i shpejtë në gara, në vitin 1989 ai firmosi me klubin Ëilli weber, i cili administronte dhe garuesit në Gjermani. Gjatë viteve të para të karrierës së tij, pati fitore, emocione dhe humbje.

Viti 1994 ishte viti i shpërblimit pas shumë orësh stërvitje dhe përpjekjesh shumë vjeçare, ishte viti në të cilin Schumacher fitoi kampionatin e tij të parë. Megjithatë, ai është shprehur se nuk e ka shijuar siç duhet, pasi kundërshtari tij më i fortë në atë kohë, ka humbur jetën në garë, teksa po mundohej të parakalonte Schumacher. Viti i ardhshëm, shënoi për kampionin fitoren e tij të radhës.

Viti 1996, ishte ai në të cili Schumacher iu bashkua me Ferarrit! Dështimet e një pas njëshme e lodhën dhe e mërziten Michelin, por nuk hoqi asnjëherë dorë nga përpjekja për t’u rikthyer në majë, dhe siç ka thënë ai “Të dorëzohesh nuk duhet të jetë një opsion, duhet gjithmonë të luftës edhe nëse shanset janë shumë të vogla”!

Në një kohë kur fansat kishin filluar të dyshonin në idhullin e tyre, Shumacher, në vitin 2000, ai rimori vendin e parë në duart e tij dhe nuk e lëshoi atë deri në 2005, duke dal kampion bote çdo vit.

Në vitin 2006, ai hoqi dorë nga garat, ndërsa vazhdoi të punonte me Ferrarin por këtë herë në një tjetër pozicion atë të këshilluesit.

Pas disa vitesh larg garave, Schumacher u rikthye në pistë, por këtë herë jo me veshjen e tij të kuq, me të cilën e kujtojmë të gjithë. Ai u largua nga Ferrrari për t’u bashkuar me Mercedes.

“Do te kem gjithmonë brenda meje një pjesë të Ferrarit, një pjesë e zemrën sime do të jetë gjithmonë e kuqe”, ka thënë ai pasi u largua.

Viti 2013, ishte ai i aksidentit.. ai që i la pa fjalë të gjithë  Gjithçka ndodhi në alpet franceze teksa po bënte ski, i cili ishte edhe hobi i tij vitet e fundit.

Në atë kohë të gjithë pyesnin vetën, si ka mundësi që njeriu i 91 fitoreve nga shpejtësia, u aksidentuar duke bërë ski? Ky ishte momenti kur Shumacher, idhulli i të gjithëve, posteri i të rinjve mbi krevat, ra në koma....

Megjithëse dalin lajme çdo ditë për gjendjen e tij shëndetësore, ende është një mister për të gjithë ne.

Si gjithmonë në krahët e tij edhe në këto momente të vështira është familja.

Një kopje e Schumacherit, djali i tij Mick, pushton sot pistat në vend të tij...

Schumahet thoshte nëse fiton një garë, ajo e radhës është një pikëpyetje. A do të jesh më i miri apo jo? Kjo është e bukura, dhe kjo është sfiduesja. Ti duhet të tregosh vetëm gjatë gjithë kohës..

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik