Kampionit të botës s’i japin shpërblimet, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Ministria s’ka fonde, po demoralizohem (DOKUMENTI)

“Në nëntor u zhvillua kampionati Botëror për moshat U-20 ku u rendita në vendin e parë në shkëputje, në vendin e gjashtë në shtytje dhe i katërti në dy garësh,”-thotë Ertjan Kofsha, peshëngritësi shqiptar.

Rezultati historik dhe mbreslënës i Ertjan Kofshës, edhe pse ka kaluar 6 muaj, ka mbetur pa u shpërblyer. Sipas ligjit, 3 muaj pas analizave anti-doping që janë zhvilluar po në nëntor, 19-vjeçari duhet të kishte në llogarinë e tij shumën e 3.8 milion lekëve të reja, por ende sot e kësaj dite nuk ka ndodhur. Në shkresën e ardhur nga ministria e Arsimit dhe Sporteve, siç Ertjani tregon për Report TV, thuhet se shpërblimi do bëhet me këste dhe se fillimisht do marrë vetëm 28% të asaj që i takon.

“Ministria më ka çuar vetëm 10% të kësaj vlere, që do kalojë pas disa ditësh. Më takonin të gjitha lekët që këtë vit. Këstin tjetër I bie ta marr vitin tjetër. Më kanë thënë se ka mungesë fondesh,”-deklaroi 19-vjeçari.

“Ne e bëjmë të madhe sepse na dhemb shpirti. Ky sportist del kampion bote po ka shpenzime. Janë shumë të mëdha. Ne presim tani 2025 të marrim këstin e parë, të dytin të tretin e me radhë. Po këto gara që kam unë radhazi? Kur do i marrim ne?! Çfarë është ministria e Sporteve Bena? Gjallica? (firma piramidale) që na i japin ne paratë kështu?!”-tha Leonard Toska, trajner i Ertjan Kofshës.

Ertjan Kofsha konsiderohet si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare dhe deri më tani rezultatet kanë qenë mbi pritshmëritë. Por një i ri shumë i talentuar dhe që punon me dy seanca në ditë stërvitje, rrëfen se ndjehet i demoralizuar.

“Unë pres garat e radhës që është kampionati botëror në Spanjë, kampionati Europian në Poloni dhe Botërori i të rriturve në Arabinë Saudite. Unë në këto gara pres të marr akoma rezultate më të mira dhe më shumë shpërblime. Sipas ministrisë unë i bie që këto para ti marr në 2030 ose 2035. E ke menduar të përfaqësosh një shtet tjetër? Deri më tani nuk e kam menduar, por me këto padrejtësi që bëhen këtu lë shumë për të dëshiruar,”-deklaroi peshëngritësi Ertjan Kofsha

Si sportisti dhe trajneri ndër të tjera pohojnë se gjatë kësaj periudhe është federata e peshëngritjës ajo që u ka ardhur në ndihmë, pasi stërvitje kërkon shumë shpenzime. Për këtë situatë, Report TV u interesua pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, por nuk mori përgjigjje.

Ne.k./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapterri: 31/05/2024 05:23

    Ik mer çun jashte.Çdo shtet ta bo nenshtetsine ty.Ik se s'ke per t'mor gjo pare k'tu,I kane qejfe vete paret.Ik, e masanej keno ate kongen: O sa mire me qene shqiptar!

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2024 03:51

    Po te paguajme kete djalin na mbetet administrata pa rroge,na mbeten javet kulturore nderkombetare pa sponsor,na mbeten skuadrat qe fitojne dy ndeshje nderkombetare dhe humbin gjashte, pa shperblim,po keshtu na duhen para per maratona e gara te tjera sportive nderkombetare per te cilat duhet te shperblejme fituesit.Po punojme per imazhin tone,per namin,jo per syrin! Ministria s'ka faj e kuptojme,por dhe kete djalin e kuptojme.

    Përgjigju
  • Kastriot Gjergj: 30/05/2024 14:07

    Pse mo ti e mban me buk kte sportistin qe ta boj per qef ai sportin dhe familjen e vet ta lej rrugve apo do te argetohet bytha jote me cunat e kombetares kur bejn gol edhe mos tmorin asi lek ata komnist i qlbur

    Përgjigju
  • mani: 30/05/2024 13:36

    FONDE KA ,,POR KA DHE HAJDUTE PROFESIONISTE...

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 30/05/2024 13:05

    Spoorti bëhet për lek???Z.trainer nuk e di sa vjeç je,por sporti është pasion së pari,dhe për ta kuptuar më mirë për të marrë të ketë ai djali,për të humbur nuk i humbin.Uroj të mos jetë e YSHTUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?