KAMZE- Institucionet e futbollit shqiptar heshtën edhe njëherë tjetër përballë situatës mjaft problematike në Kamzë, aty ku kreu i Bashkisë, Xhelal Mziu bllokoi stadiumin për tre javë resht dhe hapi një kanal në mesin e fushës. Përballë një situate të tillë janë vetë tifozët e ekipit kamzali që kanë zgjidhur situatën me forcë.
Pak minuta para zhvillimit të ndeshjes tifozët të mbledhur pas thirrjes së presidentit Qarri janë përplasur me policinë bashkiake duke u futur në stadium dhe marrë kontrollin e tij. Nga përleshja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv police.
Më pas tifozët dhe stafi i ekipit kanë mbyllur kanalin që ishte hapur në fushë duke e bërë gati për ndeshjen përballë ekipit të Adës që u zhvillua më pas, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë.
Por për t'u zhvilluar ndeshja u desh marrja në kontroll e policisë private, pasi policia e shtetit nuk ka pranuar një gjë të tillë. Në fund, gjithçka ia ka vlejtur, pasi Kamza ka fituar me rezultatin 1-0 me Adën.
Ndërsa në ndeshjet e tjera janë regjistruar këto rezultate: Tërbuni-Luftëtari 0-0, Mamurrasi-Butrinti 0-1, Kamza-Ada Velipojë 1-0, Elbasani-Shkumbini 2-1, Apolonia-Burreli 0-0, Pogradeci-Tomori 4-1, Albpetrol-Dinamo 1-1, Himara-Veleçiku 2-0. Pas tre javëve të para renditja kryesohet nga ekipi i Apolonisë dhe Elbasanit që kanë bërë një start shumë të mirë këtë edicion.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com