Kamzë, tifozët përplasen me
policinë bashkiake, 1 i plagosu

Kamzë, tifozët përplasen me<br />policinë bashkiake, 1 i plagosu
TIRANE -  Bashkia e Kamzës tenton të mbyllë stadiumin e vetëm të qytetit, për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e ekipit të futbollit të Kamzës, ndërsa tifozët i përgjigjen me forcë këtij vendimi.

Kjo ka ndhodur sot pasi kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu prej javësh nuk lejon përdorimin e stadiumit për t'u luajtur ndeshja Kamza-Ada, e vlefshme për kategorinë e parë, ndeshje që është parashikuar të luhet në orën 16:00

Tifozët e Kamzës protestojnë kundër këtij vendimi. Gazetari Arsen Rusta informon se në orën 14:20 minuta situata është tensionuar, kur nga konfrontimet fizike mes tifozëve dhe policëve, është lënduar një punonjës i policisë bashkiake, janë thyer xhama të policisë.

Edhe pse hyrja në stadium ishte bllokuar nga policë të policisë bashkiake në Kamzë, tifozët kanë arritur të hyjnë me forcë duke hapur dyert dhe bërë të mundur zhvillimin e ndeshjes Kamza-Ada, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit. Ndeshja filloi disa minuta me vonesë.


Rezultatet e Javës së III

Elbasani-Shkumbini    2-1
Apolonia-Burreli           0-0
Pogradeci-Tomori       4-1
Albpetrol-Dinamo        1-1
Tërbuni Luftëtari           0-0
Mamurrasi-Butrinti        0-1
Kamza-Ada Velipojë    1-0
Himara-Veleçiku           2-0



ORA 15:30 - PRESIDENTI I EKIPIT TË KAMZËS, QARRI: MZIU, NJË MILITANT PARTIE, JO KRYETAR BASHKIE
Naim Qarri, president i ekipit të Kamzës u shpreh për "A1 Report": “Jemi shokuar pse duhet të ndodhin këto gjëra në Kamzë. Nga një kryetar bashkie, që është një militant partie dhe e bën për kapriço”.
 
Sipas tij, çdo gjë tani është e qetë; tifozët janë në stadium, ekipi po bën nxehje në fushë. "Po merren masa, që ndeshja të kryhet konform rregullave, por deri tani shqetësimi kryesor mbetet siguria e ndeshjes"

ORA 14:20 - TIFOZËT E KAMZËS, PËRLESHJE ME POLICINË PËR STADIUMIN E QYTETIT
Situatë e tensionuar ajo në stadiumin e Kamzës. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu prej javësh nuk lejon përdorimin e stadiumit për t'u luajtur ndeshja Kamza-Ada, e vlefshme për kategorinë e parë dhe që është parashikuar të luhet në orën 16:00

Tifozët e Kamzës protestojnë kundër këtij vendimi. Gazetari Arsen Rusta informon se në orën 14:20 minuta situata është tensionuar, kur nga konfrontimet fizike mes tifozëve dhe policëve, është lënduar një punonjës i policisë bashkiake.

Hyrja e stadiumit ishte bllokuar nga policë të policisë bashkiake në Kamzë, por tifozët kanë arritur të hyjnë me forcë në stadium për të parë ndeshjen Kamza-Ada rreth orës 14: 30 minuta.

Edhe xhamat e furgonit të policisë janë thyer nga tifozët.  Ata  mbyllën kanalin e hapur nga Bashkia në mes të fushës.

Xhelal Mziu nuk lejon ndeshjet pasi ka konflikt me Presidentin e ekipit Naim Qarrin.

perplasja kamze
(Në foto: Konfrontimi i pol. bashkiake me tifozët, nga konfrontimi janë thyer xhamat e automjetit të bashkisë)

perplasja kamze
(Në foto: Nga konfrontimi i tifozve me policinë bashkiake)

perplasja kamze
(Në foto: Tifozët arrijnë të futen në stadium)

Redaksia online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)