KANE - Festivali i filmit, Kanë 2013 që hyri në histori pas dy grabitjeve, me vlerë disa milionë dollarë dhe të shtënave me armë zjarri, do të zgjedhë filmin më të mirë.
Për 12 ditë me radhë, sytë e botës u kthyen në Kanë, një perlë e rivierës franceze, ku producentë, regjisorë, publicistë dhe yje kinemaje u mblodhën për të promovuar filmat premierë.
Juria ndërkombëtare e kryesuar nga regjisori i njohur Steven Spielberg, do të nderojë me çmimin prestigjoz, “Palma e Artë” filmin më të mirë. Garojnë 20 filma nga 10 shtete. Këtë vit, në festivalin e 66 të Kanës, morën pjesë filma nga regjisorë të famshëm, Roman Polanski, vëllezërit Cohen etj.
Festivali i Kanës është cilësuar gjithmonë si një nga ngjarjet më joshëse të kalendarit showbiz. Pikërisht aty, yje të kinematografisë nga e gjithë bota, u shfaqën me gjithë elegancën dhe bukurinë e tyre duke buzëqeshur para kamerave dhe aparateve fotografikë, të veshur nga stilistët më të mirë të planetit.
Tapeti i kuq në Kanë është padyshim pasarela e pranverës më prestigjoze në botë.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com