Kanë, shfaqet filmi “Heli” që pasqyron
aktivitetin kriminal në Meksikë

Kanë, shfaqet filmi “Heli” që pasqyron <br />aktivitetin kriminal në Meksikë
Filmi meksikan “Heli” i cili flet për një familje kundër dhunës së kartelave të drogës dhe varfërisë së rëndë në shtetin latin, ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm duke marrë kritika të ndryshme në festivalin e filmit të Kanës 2013, që po zhvillohet në rivierën franceze.

Një njeri i zhveshur, goja e tij e mbuluar me ngjitëse dhe duart e lidhura janë një nga skenat brutale në minutat e para të filmit që konsiderohet si një nga pretendentet kryesor në këtë festival.

"Ne jemi mësuar të shohim shpeshherë këto imazhe të dhushme në Meksikë”, shpjegon regjisori Amat Escalante.

"Heli" tregon historinë e një familje e cila përfshihet në luftën e dhunshme të drogës në Meksikës si dhe historinë e dashurisë së një vajze 12-vjeçare me një kursant të ri në shkollën e Policisë.

Ky film pasqyron ekzekutimet e frikshme e barbare të bandave të dhunshme kriminale në Meksikë duke shqyrtuar kështu disa nga problemet thelbësore në shoqërinë meksikane.

Juria ndërkombëtare e kryesuar nga regjisori i njohur Steven Spielberg do të nderoj me çmimin prestigjoz ‘Palma e Artë’ filmin më të mirë më 26 maj.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024