Një mesazh kërcënues ka mbërritur në redaksinë e News24, drejtuar gazetarëve të këtij televizioni. Mesazhi kërcënues mbërriti në një telefonat celularë të redaksisë dhe numri i takon shtetit të Holandës.
Ky kërcënim i drejtohet gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja, të cilët pak ditë më parë realizuan një reportazh në parcelat me hashash të pakorrur në Devoll. Në tekstin e mesazhit thuhet: ‘Për spektaklin që keni bërë me djersën dhe gjakun tonë do paguani me kokë. Çdo rrënjë dhe cent që na çuat dëm, do ta paguani. Faturën do ta paguajnë familjet dhe fëmijët tuaj. Do shihemi shumë shpejt, përshëndetje nga Holanda’.
Mesazhi shkruhet nga numri 0031 615 538 341 dhe për të redaksia e News24 ka njoftuar edhe policinë. Mesazhi per videon qe Artan Hoxha dhe Ervin Daja siguruan nga disa parcela ne Devoll. /BW/
Redaksia Online
Shqiptarja.com