Kanabisi, matematika e Bashës: 1 hektar x 5 = 950 hektarë

Që kur shpalli se 7 X 7 bëjnë 42, të gjithë e kuptuan se Lulzim Basha nuk është i fortë në matematikë. Por këtë herë Basha ia ka kaluar edhe vetvetes, duke llogaritur se 1 X 5 bëjnë 950. Llogaritja surreale e liderit të opozitës u paraqit dy ditë më parë në një konferencë shtypi, ku asnjë nga gazetarët e pranishëm nuk ia vuri në dukje. Duke komentuar me entusiazëm përmbajtjen e reportazhit “Narcotica” të transmetuar nga Rai Tre, Basha rrëshkiti edhe një herë në grackën e numrave, në të cilën, me thënë të drejtën, kishte rrëshkitur para tij edhe gazetari italian, autori i investigimit. Ja se çfarë deklaroi Luli para gazetarëve: “Jemi të tronditur nga dëshmitë nga Italia të Rai 3 për drogën. Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se: Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar”.

Territori i Shqipërisë është 2 milionë e 874 mijë hektarë, kështu që një e treta e sipërfaqes, e cila, sipas Bashës, është e mbjellë sot me kanabis del 950 hektarë. Sa për të patur një ide të asaj që thotë, rekordi i mbjelljeve të matura nëpërmjet kontrolleve ajrore të Guardia di Finanza-s ka qenë në vitin 2013 (kur ishin pikërisht Berisha dhe Basha në pushtet), me 323 hektarë të mbuluar me kanabis (319 prej të cilëve vetëm në Lazarat). Në vitin 2016, hektarët e mbjellë me drogë ishin 213 dhe në vitin 2017 vetëm 2.

Por, sikurse e pamë, Basha shton edhe një të dhënë tjetër, gjithnjë të nxjerrë nga dokumentari: “Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar”tha. Në vitin 2018, Guardia di Finanza, nëpërmjet fluturimeve të avionëve të saj, fotografoi më pak se një hektar të mbjellë me kanabis në të gjithë Shqipërinë. Pra, nëse do të ishte e vërtetë ajo që thotë Basha, që sasia e kanabisit sot është pesë herë më e madhe se në vitin 2018, kjo do të thotë se hektarët me kanabis këtë vit janë 5, pasi 1 X 5 bëjnë 5 dhe jo 950, siç pretendon lideri i PD-së.

Për fat të keq, opozita vazhdon të lëshojë akuzat e saj politike pa i dokumentuar ato dhe madje pa reflektuar për ato që thotë. Në rast se me të vërtetë do të ishin 950 hektarë të mbjella më kanabis sot (domethënë trefishi i vitit 2013), kjo do të thoshte që në çdo pyll, në çdo fushë dhe pas çdo shtëpie duhej të kishte bimë marijuane. Por vetë Guardia di Finanza, pikërisht në reportazhin “Narcotica” që citon Basha, tregon se tashmë droga e gjetur në Shqipëri përmes avionit spiun zbulohet vetëm e fshehur nëpër pyje dhe shpesh në zona malore. Një situate që më shumë duket se përshtatet me shifrën e 5 hektarëve që mund të jenë zbuluar ndoshta deri tani dhe jo me përmasat kolosale të një të tretës së territorit kombëtar të mbuluar me drogë, siç pretendon njekohesisht Basha. Pesë hektarë janë shumë, po t’i krahasojmë me një ose dy vjet më parë dhe janë pak po t'i krahasojme me përmasat që kultivimi i drogës kishte marrë në vitet e mëparshme. Por janë krejt një hiç në krahasim me një të tretën e territorit kombëtar.

Duhet thënë që pohimi i pabesueshëm se sot kanabisi ze një të tretën e territorit të vendit është bërë gjatë dokumentarit nga prokurori i Catanzaro-s Nicola Gratteri, i cili për Shqipërinë e sotme (ndryshe nga ata që jetojnë ketu) di shumë pak. Është e çuditshme se as gazetari autor i investigimit nuk e ka vënë re kontradikten. Përtej njohjes së fakteve, në fakt, duhet të përdoret logjika për ndryshimin shumë të madh që ekziston midis një sipërfaqeje prej 5 hektarësh dhe një tjetre prej 950. Basha nuk mund të pretendojë të jetë i besueshëm kur i tregon të dy shifrat sikur të ishin të dyja të vërteta. Është fakt që as ai e as shumë të tjerë nuk e kanë shtruar problemin nëse ajo që thuhet ishte e vërtetë apo logjike. Pasi e rëndësishme në propagandën e kësaj opozite në panik tashmë është vetëm gënjeshtra. (c.b.)

Fluturimet e Guardia di Finanza mbi Shqipëri në vite, kontrolli i sipërfaqes dhe gjetja e territorit të mbjellë me kanabis

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir tarfyci: 11/08/2019 13:48

    Di ai di te bej llogari por ashtu i leverdis. Ta pyesim njeher per llogarit e tij si i ka e ku si ka ,cfar pergjigje do te japi ,legeni .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie