Kanabisi mund të jetë vetëm fillimi i fundit

Kanabisi mund të jetë vetëm fillimi i fundit

“I keni parë efektet psikologjike tek adoleshentët pas përdorimit të kanabisit?!”. Psikologu italian Paolo Crepet është gati i dorëzuar përballë pyetjeve të gazetarëve për përhapjen e shpejtë, të gjithanshme të drogave në Itali. “Kam 40 vjet që flas për këtë problem, - thotë psikologu i njohur, - por duket se askujt nuk i intereson ta zgjidhë. Dikur ishim të alarmuar për heroinën, por droga të tjera sot janë disa herë më të rrezikshme dhe ka njerëz që thonë se kanabis sativa nuk bën gjë!”

Në qytetet e mëdha italiane, angleze, franceze të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse në lokalet e natës që frekuentojnë dikush mund të hedhë brenda pijeve të tyre të ashtuquajturën “droga e përdhunimit” GHB, dhe reagimi i një trupi të ri, të njomë e të pamësuar me drogat, mund të jetë i paparashikueshëm, deri fatal. Në Angli, disa të rinj dolën këtë javë në protestë pasi në shishet e pijeve që marrin nëpër lokale nate, me shiringa, janë injektuar droga të ndryshme. Bota kriminale e narkotikëve është bërë njëqindfish agresive duke kërkuar gjithnjë e më shumë viktima, “klientë” mes të rinjve, të moshuarve, profesionistëve në çdo formë dhe rrugë: nga darkëebi, në sheshe, në lokale. Një i ri, i moshuar, profesionist që futet në rrugën shpeshherë pa kthim të drogave, është një bankomat i siguruar për trafikimin. Dhe kush kërkon emocionin përmes drogave, përditë e më shumë do të humbë edhe ato pak ndjenja apo emocione që kishte pa to. Vjen një ditë, kur edhe një buzëqeshje nuk do të mund ta bëjë dot, pa efektin dhe nxitjen e drogave.

Fabio, taksist në Milano,  tregon rrugët që po mbushen me adoleshentë, edhe fëmijë në prag të Halloween. “Janë të preferuarit e kriminalitetit. E nisin me ndonjë cigare kanabis, hashash si duke qeshur mes njëri-tjetrit, pastaj përfundojnë në droga, pilula sintetike që i shndërrojnë në zombi e në qënie të frikshme”

Në Shqipëri situata nuk është më e lehtë, por nuk flitet mjaftueshëm për këtë problem. Fokusi është tek kultivuesit, por viktimat duket sikur janë “rroba për t’u nderë vetëm në oborrin e shtëpisë”. Prandaj shumë familje i vuajnë në vetmi, ose të rinjtë të larguar në rrugët e Europës ku lehtësisht dallon shqiptarë e shqiptare të përzier mes shpërndarësve dhe konsumatorëve të nakotikëve. E gjitha, për të shkuar në shkallë të tjera emocionesh, në dimensione surreale jashtë të përditshmes.

Po pse është kaq e rëndë e përditshmja për kë vendos të drogohet? Mungon dashuria, siç mungojnë emocionet, atëherë, në këtë boshllëk ulen këmbëkryq drogat, dhe marrin shpesh pa kthim, më të brishtët dhe të vetmuarit.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion