Kanada, 3 kompani i paguajnë
15 mld $ duhanpirëseve që sëmurën

Kanada, 3 kompani i paguajnë<br />15 mld $ duhanpirëseve që sëmurën
Tre kompanitë e duhanit duhet të paguajnë më shumë se 15 miliardë dollarë si dëmshpërblim të duhanpirësve në Quebec, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Ontario, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas seancave disa vjeçare dhe shqyrtimit gjashtë mujorë, gjyqtari Brian Riordan solli vendimin për kompensim, të shkruar në 276 faqe.

Kjo është procedura e parë me para e kryer në Kanada kundër kompanive të duhanit dhe një nga më të mëdhatë të kryera ndonjëherë në Kanada. Në këtë rast, kundër kompanive të duhanit ishin përfshirë dy grupe të duhanpirësve - njëri që u ankuan se ishin sëmurë nga pirja e duhanit dhe tjetri grup të cilët u ankuan se nuk mund të lënë duhanin për shkak të përbërësve në cigare që shkaktojnë varësinë.

Më shumë se një milionë duhanpirës në Quebek kanë nisur padi civile duke fajësuar kompanitë e duhanit për dëmet nga prodhimet e tyre dhe për fshehje të së vërtetës nga e njëjta.

"Sot është një ditë e rëndësishme për viktimat e kompanive të duhanit që kanë pritur gati 17 vjet për këtë moment", tha drejtori ekzekutiv i duhanit dhe shëndetit në Quebec Mario Bujold.

Kompanitë JTI-Macdonald dhe Imperial Tobacco menjëherë kanë njoftuar për ankesë kundër aktgjykimit, ndërsa kompania Rothmans Benson nuk është deklaruar pas vendimit.

Gjykatësi urdhëroi që tre kompanitë duhet të paguajnë kompensim në para në vlerë prej më shumë se një miliard dollarë brenda 60 ditëve, edhe në qoftë se apelojnë vendimin.

Ndaj disa prej duhanpirësve, do të paguhet kompensim në sasi midis 90.000 dhe 100.000 dollarësh. Ata që vuajnë nga sëmundja e emfizemës kronike të mushkërive do tu paguhet kompensim në shumën prej 24.000 dhe 30.000 dollarë, ndërsa një milion banorët e Quebec, të cilët janë ankuar për varësi do tu paguhet dëmi nga 130 dollarë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris