Një atlet shqiptar ka arritur që të lërë gjurmë duke triumfuar në garën mjaft komplekse të triatlonit të zhvilluar në Quebec në Kanada, duke hyrë në listën botërore si ''IronMan''. Në garën mikse merrnin pjesë 2500 atletë nga e gjithë bota dhe ishte tepër e ndërlikuar për nga mënyra e ndërtimit të rregullave.

Gara ishte e ndarë në disa kategori, në not, vrapim dhe çiklizëm. Në të treja disiplinat e zhvilluara, Andi Green ka realizuar një paraqitje shumë të mirë duke lënë pas shumë konkurentë të tjerë në një kohë rekord.

27 - vjecari Andi Green ka spikatur për qëndrueshmërinë në të treja disiplinat duke e përfunduar garën pas 11 orëve e 45 minuta, ku koha maksimale per ta mbyllur garën është 17 orë.

Ai në finish ka valvitur flamurin shqiptar, duke na përfaqësuar denjësisht në këtë garë, sa të vështirë aq edhe spektakolare.

iron man1

iron man2

iron man3

(d.b/shqiptarja.com)