OTAVA, 3 tetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri kanadez Stephen Harper njoftoi sot një përforcim të angazhimit të vendit të tij në luftën kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Irak ku, sipas medias lokale, pritet të dërgohen avionë kanadez luftarak.
"Drejtuesit kanadezë janë duke punuar mbi përcaktimin e kontributit ushtarak të Kanadasë në operacionet antiterrorist, si dhe mbështetjen humanitare që ne vazhdojmë të japim", shpjegoi zyra e kryeministrit.
Një sondazh i publikuar nga "Globe" tregon se 64 për qind e kanadezëve mbështesin sulmet ushtarake në Irak, kundrejt 36 për qind që janë kundër.
Otava kishte njoftuar më 5 shtator dërgimin në Irak, për një muaj, të këshilltarëve ushtarakë, ku bëhet fjalë për rreth 26 forca speciale.
Koalicioni ndërkombëtar i angazhuar në Irak, dhe disa vende edhe në Siri, u forcua edhe më shumë sot me dërgimin nga Australia të avionëve luftarak dhe të 200 ushtarakëve. Belgjika, Danimarka, Franca dhe Britania e Madhe zhvillon gjithashtu sulme ajrore kundër ISIS-it, në krahë të SHBA-së dhe pesë aleatëve arabë, Jordania, Arabia Saudite, Emiratet Arabe të Bashkuara, Katari dhe Bahreini./
/G.S/