“Kur u zgjova, ishte e tmerrshme. Nuk mund as të telefonoja për ndihmë pasi telefoni nuk kishte bateri. Kërkova ndihmë përmes një të çare” - Me këto fjalë e përshkruan në facebook makthin e saj Tiffani Adams, një udhëtare kanadeze e harruar në avionin Air Canada.

Adams, duke vuajtur nga ankthi dhe pagjumësia, mbylli sytë dhe fjeti gjatë fluturimit që zgjati 90 minuta, nga Quebec CityToronto.

Në Toronto, në orën 10:40, avioni u ul në pistë dhe pasagjerët u larguan, ndërsa gruaja mbeti brenda, në gjumë, pa u vënë re nga askush.

"U zgjova rreth mesnatës, ende me rripin e lidhur. Isha në errësirë ​​të plotë dhe e tmerruar. Mendova se ishte një ëndërr e keqe, pastaj kuptova se ishte e vërtetë. Hyra në kabinën e pilotit dhe u përpoqa të nisja sinjale për ndihmë me një pishtar, nga dritarja".

Sapo u shpetua nga ndihma e shpejtë, shoqëria ajrore i kërkoi falje pasagjeres  dhe e pyeti nëse dëshironte një limuzinë dhe një hotel, por gruaja nuk e pranoi ofertën.