Organizata "Polar Bear Dip" për fillimin e këtij viti ka organizuar not në liqenin Ontario. Në parkun Coronation në Oakville, notuan rreth 5.700 qytetarë, të cilët në grupe futeshin në ujin e ftohtë të Ontarios, raporton Anadolu Agency.
Në kuadër të manifestimit ishin organizuar edhe gara me kostume për grupmoshat e ndryshme. Atyre që hynë në ujë të ftohtë i është ndarë kafe dhe çaj, ndërsa vizitorët e tjerë mund të blinin ushqime dhe pije. Të hyrat nga këto shitje do të dhurohen për bamirësi. Traditën "Polar Bear Dipa" 30 vjet më parë e praktikuan vëllezërit Trent dhe Todd Courage. Ata theksuan se qëllimi i organizimit ishte që këtë vit të grumbullojnë 120,000 dollarë, por shuma e mbledhur tashmë kaloi 130.000 dollarë. Paratë e mbledhura, përmes Fondacionit "World Vision", do t'i dhurohen fshatrave në Ruandë, që tu sigurohet uji i pijshëm.
Vëllezërit Courage thanë se fondet do të shërbejnë për gërmimin e puseve. "Të gjithë ata që erdhën sot këtu me të vërtetë shpëtojnë jetë. Ky ujë i akullt nga i cili ne dolëm në të vërtetë në anën tjetër të botës bëhet ujë i pijshëm", tha njëri nga vëllezërit Courage.
Në 20 minutat e fundit të manifestimit u mblodhën 1.3 milionë dollarë. Me ndihmën e këtyre parave këtë vit do të sigurojnë ujë të pijshëm për 10.000 njerëz në Ruandë, do të mbillen fidane pemësh dhe do të hapën vende pune.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA