Kanada, sërish gjenden varre të paregjistruara fëmijësh pranë një shkolle kishtare

Kanada, sërish gjenden varre të paregjistruara fëmijësh pranë një shkolle kishtare

Zbulimi i varreve të fëmijëve aorigjenë në afërsi të shkollave fetare në Kanada vazhdon të shkaktoj tmerr në opinionin publik kanadez. Në afërsi të ish-Shkollës Misionare St. Eugene në provincën British Columbia të Kanadasë janë gjetur edhe 182 varre të paregjistruara.

Varret janë gjetur në një fushë afër qytetit Cranbrook në British Columbia, njoftoi First Nation dhe varret në afërsi të ish-shkollës rezidenciale janë zbuluar nga radarët dhe gjenden në thellësi 1 metër.

Jason Louie, një nga prijësit e Popullit Ktunaxa, deklaroi se shkolla në fjalë funskionoi në rajon midis viteve 1912 dhe 1970 dhe më pas ndërtesa e shkollës që gjendet pranë një fushe golfi u shndërrua në vend pushimi dhe kazino.

Më 29 maj, në kopshtin e shkollës kishtare rezidenciale në qytetin Kamloops në British Columbia u gjetën eshtrat e 215 fëmijëve. Më vonë në 24 qershor në kopshtin e Shkollës Rezidenciale Kishtare Marieval në provincën Sakatcheëan u gjetën varre të paregjistruara me eshtrat e 751 fëmijëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja