Kanada/Ontario. Mafia dhe bixhozi, arrestohen 27 anëtarë të familjes Figliomeni

Kanada/Ontario. Mafia dhe bixhozi, arrestohen 27 anëtarë të familjes Figliomeni

Policia në Ontario të Kanadasë ka arrestuar disa anëtarë të të një bande mafioze vendase, duke i dhënë një nga goditjet më të rënda në historinë e provincës.

Pas 18 muajsh hetimesh, policia kanadeze arrestoi shefin e familjes kriminale Figliomeni, një nga degët më të rëndësishme të Ndrangetas në Ontario.

Veç shefit mafioz, 27 anëtarë të tjerë të familjes u arrestuan dhe u sekuestruan prona e pasuri që arrinin deri në 35 milionë dollarë.

Policia i nisi hetimet pasi vuri re një rritje të krimeve të dhunshme në zonë.

Figliomeni është vetëm një nga familjet mafioze që veprojnë në Ontario.

Ndër familjet e tjera të rëndësishme janë Musitanot dhe Papaliat, por në total mendohet se janë më shumë se shtatë që vazhdojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në bashkëpunim me Ndrangetan prej dekadash.

Kjo është goditja më e rëndë që kanë marrë në histori nga policia vendase.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë