Për trafikantët e kanabsit kanali i Otrantos vazhdon të mbetet një ndër rrugët kryesore për transportin e mallit.

Bëhet e ditur se nga Janari i këtij viti deri në Gusht, në rajonin e Puglias janë kapur në operacione të përbashkëta të policisë se vendit fqinj dhe asaj shqiptare 13 ton hashash në 12 ngarkesa.

Sipas mediave italiane bëhet e ditur se janë arrestuar 31 skafistë, shumica prej tyre shqiptarë dhe një numër i vogël janë shtetas italianë. Ngarkesat nëpër skafe variojnë nga 300 kilogramë në 1 ton.

Mirëpo në dy vitet e fundit, sipas statistikave të policisë kultivimi i kanabisit ka qenë thuajsë zero, niveli i trafikut drejt Italisë rezulton i lartë.

Besohet se droga e trafikuar është stoku i kanabisit të mbjellë gjatë viteve 2015 – 2016.  Gjithashtu ngarkesa të konsiderueshme janë kapur edhe në Greqi. Në kufirin mes dy vendeve gjatë tendecës për ta transportuar janë sekuestruar 3 ton mall.

Shqipëria mbetet një ndër vendet më të rëndësishme nga ku furnizohet me lëndë narkotike tregu europian, sipas të dhënave të përditësuara të CIA FaktBook.