Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali nuk është pastruar dhe shtrati i tij është i bllokuar në disa vende. Përballë kësaj situate banoret e lagjes numër 6 protestuan paraditen e së enjtes, duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar përmbytjet. Ata thonë se jetojnë me frikë sa herë ka reshje shiu, pasi përmbytjet në lagjen e tyre kanë qenë të vazhdueshme.
"Kanali i ujërave nuk është pastruar prej 30 vitesh. Nuk është çuar në kuotën e caktuar. Ne përmbytem aq hera sa bie 50 mm reshje. Asnjëherë nuk janë bërë llogaritjet këtu. Nuk është marrë në konsideratë thellimi i këtij kanali" tha njëri.
Një tjetër banor theksoi se "Kam pesë vjet që jetoj me qira. Që rri jashtë nga përmbytja e 2014. Nga 3 herë në vit ne na futet uji brenda. Ky është kanali ujërave të larta dhe ujërave të zeza. Komplet e ke të bllokuar". "Mund të ketë 20 vjet që nuk është pastruar në kuotën e caktuar" tha një tjetër. "Sa herë bie shi futet uji brenda. Arsyeja është vetëm pastrimi i kanalit".
Kurbini është përmbytur dy herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa zona më e prekur ka qenë lagja numër 6, duke shkaktuar dëme të shumta për shumë familje e biznese. Kërkesa e vetme e banorëve të Kurbinit mbetet pastrimi i kanaleve pasi pasojat nga përmbytjet do të jenë edhe më të mëdha.
Aq mir tu bëhet sa qejfi mal!
PërgjigjuVETE E KENI FAJIN MOR MALOKE TE POSHTER,,,KENI HEDHUR TULLA E MVETURINA NDERTIMI NE LUME APO KANAL....
Përgjigju