Kancelari gjerman Olaf Scholz është dëmtuar teksa vraponte në stërvitjen e tij të fundit, ku pësoi lëndime në fytyrë, duke shtyrë edhe disa takime qeveritare, tha qeveria.
Gazeta ‘Frankfurter Rundschau’ raportoi fillimisht për incidentin e Scholz që ndodhi ditën e shtunë, ku tha se Scholz kishte planifikuar gjithashtu një vizitë në Heringen (rrethi Hersfeld-Rotenburg në Hesse) për të nderuar kolegun e tij të partisë Michael Roth në Bundestag.
Scholz ka udhëhequr Gjermaninë që nga dhjetori 2021. Ai ka shërbyer më parë si ministër i financave dhe punës i vendit dhe si kryetar bashkie i Hamburgut, raportojnë mediat e huaja.
Në një profil në ëebsite e partisë së tij, Scholz thotë se ai e urrente sportin kur ishte në shkollë, por ai filloi ta pëlqente atë për arsye se gruaja e tij ishte ajo që e motivonte për tu stërvitur.
“Sot bëj vrap sa më shpesh të mundem", tha Scholz.
Scholz thotë se ai përpiqet të gjejë kohë për vrapim ose ecje, për dy ose tre herë në javë dhe gjithashtu i pëlqen dhe çiklizmi.