Kancelarinë e ktheu në bazë falsifikimi dokumentesh, Apeli lë në arrest shtëpie ekspertin e IT në Zyrën e Shërbimit në Pogradec

Kancelarinë e ktheu në bazë falsifikimi dokumentesh, Apeli lë në arrest shtëpie ekspertin e IT në Zyrën e Shërbimit në Pogradec

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për ekspertin e IT, Zheni Lilo, i cili kishte kthyer Zyrën e Shërbimit të Gjykatës në Pogradec në bazë për falsifikim dokumentesh. Prokuroria kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë që ndryshoi masën për ekspertin e IT nga arrest në burg në arrest shtëpie. Por, gjyqtarja Edlira Petri vendosi të lërë në fuqi masën arrest shtëpie.

Zholi kancelarinë e tij e kishte kthyer në një bazë të falsifikimit të dokumenteve me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Hetimet kishin nisur pasi në rrugë operative u mësua se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri tjetrin kundrejt pagesës ndihmonin persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë. Për një pasaportë, patentë apo kartë identiteti porositësit i paguanin ekspertit 2400 Euro.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre