Kanceri, Boçi: Në QSUT
mungon citostatika

Kanceri, Boçi: Në QSUT<br />mungon citostatika
TIRANE - Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nuk ka medikamente sipas nëndrejtorit Besim Boçi,në QSUT ka mungesa në citostatikë, por jo të antibiotikëve  "Në depo sot ekzistojnë jo vetëm antibiotikët e zakonshëm, por edhe antibiotikët e gjeneratave më të fundit.

Sigurisht që neve kemi mungesa të vogla në citostatikë, por aktualisht jemi duke përfunduar kontratat 20 përqindëshe, që bëhen në çdo fillim viti dhe unë besoj që me përfundimin e këtyre kontratave dhe me lidhjen me kompanitë farmaceutike edhe në atë shërbim mungesa për citostatikë pothuajse nuk do të ekzistojnë.

Sigurisht që mund të ketë mungesa lidhur me materiale mjekësore, të cilat janë edhe këto në fazën e përfundimit të lidhjes së kontratës, por mendoj që janë gjëra të parëndësishme dhe shumë të vogla", u shpreh Besim Boci, nëndrejtor i QSUT-së. 

Sipas drejtuesve të QSUT-së tashmë po mbyllen kontratat 20 % me të gjithë kompanitë farmaceutike për furnizimin me medikamente për muajt e parë te vitit 2013, deri në përfundim të procedurave të tenderimit.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi