Një pjesë e pacientëve të prekur nga sëmundjet kanceroze largohen për t’u kuruar jashtë Shqipërisë. Besim Boçi, shef shërbimi O.R.L, thotë se shërbimi shëndetësor në Shqipëri ka mundësi të trajtojë deri 90% prej tyre.
Kjo ‘’rrjedhje e pacientëve’’ siç e quan Boçit, pengon të kemi një regjistër të plotë të rasteve, për të kuptuar se në cfarë raporti ndodhet tendenca e përhapjes së sëmundjes në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit.
“Sot në sistemin tonë shëndetësor janë të gjitha mjetet e duhura, qoftë për diagnozë, qoftë edhe për trajtim. Nuk ka arsye pse të shkojnë jashtë të harxhojnë aq shumë sa ndërkohë që këtu brenda t’i zgjidhin në shërbimin publik pa asnjë pagesë. Nuk është normale të hedhin kaq lekë për trajtimin e tyre”, u shpreh Boçi.
Sipas Boçit, ndotja e mjedisit dhe ushqimet që ofrohen në treg janë faktorët kryesorë në përhapjen e kancerit tek gratë dhe moshat e reja. Megjithatë kapja në faza sa më të hershme arrihet përmes kontrolleve të vazhdueshme.
“Ato që dihen është mirë të parandalohen si kanceri i laringut, kanceri i mushkërive lidhen ekskluzivisht me pirjen e duhanit, të alkoolit që është potencues i duhanit. Tek kanceri në sferën e gjinekologjisë pap testi është mjet parandalues shumë i mirë. Nuk ka asgjë të keqe që çdo femër mbi 30 vjeç të bëjë një ekzaminim. Mamografia tek kanceri i gjirit, sot ofrohet në të gjitha spitalet dhe shërbimet publike”, tha për Report Tv Besim Boçi, shef shërbimi O.R.L,.
Kanceri në Shqipëri ka pësuar rritje me 70 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave spitalore, të bëra të ditura nga Instituti i Shëndetit Publik.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
60.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26