Kanceri, Dyrnjaja: Uji me metale
të rënda, duhet të investigohet 

Kanceri, Dyrnjaja: Uji me metale<br />të rënda, duhet të investigohet 
Kanceri po merr jeten e shumë shqiptarëve? Ka qenë ky thelbi i debatit në emisionin ‘Versus’ të gazetarit Artur Nura, ku të ftuar ishin Arben Gjata, Rektor i universitetit Mjekësor, Agim Sallaku, onkolog, Denis Dyrnjaja, gazetar, dhe Denisa Canameti, gazetare.

Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi se ka të dhëna se uji i pijshëm ka përmbajtje të metaleve të rënda. Sipas tij, institucionet duhet të sjellin prova që buka është në rregull, pasi këto janë edhe disa nga shkaktarët kryesore të sëmundjeve vdekjeprurëse.

“Nga të dhënat që unë kam më informojnë që uji në Shqipëri kimikisht është me metale shumë të rënda. Është buka një ushqim bazik i shqiptarëve, është ushqimi që konsumohet më shumë nga të gjithë, por ne nuk e dimë garancinë e miellit, mënyrën sesi gatuhet, cilësinë e miellit, mënyrën se si ato pigmente ngjyrosëse përdoren në bukë dhe dhe cilësinë e tyre. Pra duhet të investigim shumë i thellë”, u shpreh Dyrnjaja..

Onkologu Agim Sallaku tha numri i të sëmurëve nga kanceri i zorrës së trashë është trefishuar , ndërsa pohon se kemi rreth 7000 raste me kancer. Ndërsa Arben Gjata, rektor i universitetit mjekësor, ka thënë që numri i vdekshmërisë mund të ulët ndjeshëm, nëse qytetatrët ndërgjegjësohen dhe bëjnë kontrollet e shëndëtit, jo në momentet e fundit.

“Fatkeqësia tek ne është që dhe diagnoza e kancerit tek ne bëhet në stade shumë të avancuara. Është mungesa e kulturës që ai të shkojë të vizitohet në kohën e duhur, ku ai ka një shqetësim, të bëjë check up e vazhdueshme të kontrollojë veten e vetë”, tha në studion e emisionit ‘Versus’ Gjata.

Gazetarja Denisa Canameti kundërshton duke thënë, që vetë institucionet nuk japin informacion, që krijohet mundësia për të inofrmuar publikun.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament