Të vjetrit në Arameras të Fushë Krujës i quajnë çinarë dhe janë mësuar t'i shohin aty si pemë të forta brez pas brezi. Por sot është krejt ndryshe. Rrapet shekullorë nga viti 2018 po bien njeri pas tjetrit.
“Kanceri i bojës” sipas specialistëve është përgjegjës për këtë fatkeqësi. Brenda një viti janë tharë 11 çinarë, të dhe sëmundja po avancon me shpejtësi.
Abdulla Hasani, specialist në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Durrës shprehet se "fenomeni i ngrohjes ka çuar drejt tharjes të disa rrapeve, ka ndodhur nga një sëmundje që quhet 'kanceri i bojës'".
Në Ramiras janë 11 drurë të tharë, dhe kërkohet eliminimi ose heqja e tyre nga lista e monumenteve të natyrës. Ky fenomen po ndodh pothuajse në të gjithë vendin. Së fundmi është tharë Çinari i Balliasit rreth 300 vjeçar në Shijak, me një perimetër 7 metër.
Dyshohet se origjina e kësaj sëmundje është nga Greqia. Rasti i parë u shënua në Përmet vitin e kaluar. Si zgjidhje për të ndaluar përhapjen e “Kancerit të bojës” është shkulja, dezinfektimi i gropës si dhe djegia e masivit të drurit të infektuar.