Kanceri i gjirit, 2000 mamografi
në vit në shërbimin e onkologjisë
ASHRT e mësuesit apel për ekzaminim
Për gratë shëndeti vijen pas veshjes
FOTOLAJM/ Fushatë në rrjetet sociale

Kanceri i gjirit, 2000 mamografi<br />në vit në shërbimin e onkologjisë<br />ASHRT e mësuesit apel për ekzaminim<br />Për gratë shëndeti vijen pas veshjes<br />FOTOLAJM/ Fushatë në rrjetet sociale
Kabineti i mamografisë në shërbimin e onkologjisë në QSUT kryen 2000 mamografi në vit. Ky numër është vetëm për rastet e grave të prekura nga kanceri i gjirit. Por nëse do të kryej një depistim i popullatës së shëndoshë, numri do të arrinte shifra edhe më të larta.

kanceri i gjirit


















Sipas shefit të ekografisë në shërbimin e Onkologjisë në Tiranë Adrian Hoti, çdo grua mbi 40 vjet është e detyruar të kryej njëherë në dy vjet një mamografi. Ndërsa për vajzat dhe gratë nën moshën e përcaktuar lejohen të kryejnë mamografi vetëm me rekomandim të mjekut.

“Mund të them se në kabinetin tonë janë rreth 2000 raste në ditë, por këto nuk janë depistim kjo është ajo pjesë e grave të cilat kanë probleme dhe vinë.  Grupmoshat që duhet t’i frekuentojnë këto aktivitete, të realizojnë mamografinë është mbi moshën 40 vjeç. Gra të ndryshme kanë specifika të ndryshme”, thotë Hoti.

kanceri i gjirit 1


















Para se një grua të shkoj tek procesi i mamografisë, duhet të kaloj disa hapa të tjera. Së pari është vetëkontrolli i gjirit, që sipas mjekut onkolog rekomandohet një herë në muaj.

Nëse me anë të këtij kontrolli gruaja vëren një ndryshim të vogël asimetrik të gjirit, një fryrje jo normale, apo edhe një tërheqje të lëkurës, atëherë menjëherë duhet t'i drejtohet mjekut të familjes

“Hapi i parë është takimi me mjekun kirurg onkolog. Hapi i dytë është ekzaminimi imazherik që është ekografia për moshat e reja, dhe mamografia në moshat 40-vjeç”, thekson shefi i ekografisë në shërbimin e Onkologjisë në Tiranë.

kanceri i gjirit 3




















Pacientet që shfaqin raste për tu vazhduar më tej, kryejnë biopsi për të parë në çfarë fazë është sëmundje. Dhe kjo është faza e fundit ku mjeku vendos sesi duhet trajtuar patologjia, mes kirurgjisë apo kimioterapive të vazhdueshme.

Mamografia duke qenë se kryer me anë të rrezeve iks ka edhe efekte anësore, të cilat mund të konsiderohen të papërfillshme, ndërsa dhimbja gjatë mamografisë është në varësi të fizionomisë së gruas. Efekti i i mamografisë  ështëshumë më pak i efektshëm sesa një rrezatim që marrim nga një grafi e zakonshme për mushkëritë.

Mesatarisht në ditë mund të kryen 10 deri në 12 mamografi, dhe një seancë e tillë zgjatë deri në 20 minuta, por në muajin tetor mamografia do të jetë falas prandaj mjeku bën apel për të gjitha gratë që nuk e kanë bërë një të tillë , të vijnë dhe ta kryejnë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024